Iksi 06.08.2021
Un zgjodha t hapem ne kete vend n lidhje me një Problem timin qe e kam vuajtur nder vite dhe me ka hap shum halle
Esht nje dobesi emocionale e cila me ka ber qe njerzit te ma shfrytezojn per t me demtuar dhe qe te me benin t ndihesha keq n situata t veshtira
Problemi èsht qe une nuk arrij t mbroj veten kur me shajn ose me ulin inteligjencen me demtojn krenarin
Ca her shpesh e le fjalen t’ime manget edhe kur tjetri ma ka ber borxh edhe pse ndihem e lenduar nuk reagoj e injoroj e toleroj un nuk gjej fjalt per momentin që t’ja kthej,bllokohem dhe se mbroj veten me force,Kam shum gjera qe dua t’i shpreeh po shpesh her jam djegur sepse njerzit smi marin parasysh..mbaj mend nje pedagog ne universitet qe me thoshte ti kur ske argument mos fol.
Ka raste psh qe mbushem mbaj e mbaj e ku shperthej ndaj atij njeriu qe me ka ber keq mund te shprehem ne menyr t gabuar,edhe sikur dikush te me bej keq e un t’ja kthej per t mbrojt veten prap un dal ajo qe bej viktimen dhe qe esht fajtorja per cdo gje,
Kam vuajtur shume ne keto 15vite shkoll nga njerzit edhe per t’u ndjer pjes e shoqeris por edhe nga lojrat qe me benin
Ngaqe vuaja te isha pjes e rrethit shpesh terhiqja njerez qe vetem me linin me tradhetonin dhe me fyenin kur dikujt tjt i tekshe te bente skena per vemendje,un mbarova tre vite studime
Dhe nuk e di kur t filloj master sepse jam shum ne stres dhe trishtim per gjerat qe me ndodhen n tre vite
Dhe kam filluar tjem e izoluar
Tani n turma njerzish sillem e terhequr e
ftohte ,rri shum vetem.Sdi ct bej.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe besove dhe zgjodhe te shkruaje ne nukjevetem.al. Me vjen keq per situaten qe po kalon, historine me pedagogen ne fakultet dhe se si kjo po ndikon ne zgjedhjen tende per te vazhduar masterin. Nje nga arsyet e mos mbrotjes se vetes dhe dyshimi nese do e thuash dicka sakte eshte vetevleresimi i ulet qe ti ke. Ti thekson qe ke vite qe vuan nga kjo gje, por do te ftoja te ndaloje nje moment dhe te kujtoje se kur te eshte dashur te mbroje veten dhe te tjeret te kane gjykuar mbi fjalet qe zgjedh apo per inteligjencen tende. Mund te fillosh te kujtosh (pervec situates) mendimet e tua qe te kane ardhur ne ato momente dhe emocionet. Rikthehu perseri ne te tashmen dhe kujto sa here te eshte dashur te flasesh, ne lidhje me nje teme e me nje argument specifik, cfare je duke menduar? Cfare emocione shoqerojne keto mendime? Duke zbuluar burimin dhe mendimet qe te shoqerojne, fillo e kupto sa te bazuara ne fakte reale jane keto mendime. Ti shkruan se gjithmone nuk arrin te mbrosh veten dhe te flasesh fjalet qe do, por a ka ndodhur gjithmone kjo? A te kujtohet ndonje situate apo mjedis i caktuar qe ti arrin te thuash ate qe do dhe nuk gjykohesh nga mendimet e tua? Per shembull, a ka pedagog qe e kane perkrahur mendimin tend? Ose sa eshte perqindja e pedagogeve qe e kane perkrahur mendimin tend ne krahasim me ata (ti shkruan se vetem 1) qe te kane ndaluar te mos flasesh? Nderkohe, kush jane ata qe dyshojne tek ti, a kane gjithmone te drejte dhe jane perfekt ne ate thone? Jepi kredite personave te tjere aq sa meritojne pa ndikuar dhe ulur veten tende.
Vlen te theksohet se izolimi dhe terheqja nuk eshte nje zgjidhje. Perballja (sado e veshtire eshte) eshte nje forme qe mund te te bind ty se ti mund t’ia dalesh te mbrosh veten dhe mos te dyshosh ne inteligjencen tende (thekson se ke perfunduar bachelorin, qe ketu fillo ti japesh vlera inteligjences tende). Sugjeroj te perballesh dhe te flasesh, fillimisht ne mjedise te vogla me pak njerez, dhe jepi prova vetes (sado te vogla te jene) se ti mund te thuash ate qe mendon. Fillo me suksese dhe hapa te vegjel. Ndihu e lire te na shkruash perseri.
Gjithe te mirat!