Këshilla/Blog

12.12.2016

Pershendetje,jam nje vajze 14 vjece qe jam zhgenjyer nga personi qe une e konsideroja shembull per tu ndjekur.Kusherira ime qe un e konsideroja si moter i besoja shume me ka zhgenjyer shume.Besimi im te ajo eshte thyer.Une jam ne nje gjendje jo shume te mir pasi jam lenduar vete dhe familjaret e mi.Jam lenduar shume sa tani nuk di te sillem jo vetem me te po me asnje.Me duket sikur kam hubur besimin ne vetvete dhe shpresen se do ti besoj dikujt tjeter.Problemi qendron edhe te familja ime pasi ajo me berrtet (edhe pse me te drejt) dhe un nuk kam ku te mbeshtetem.Po kaloj nje gjendje te keqe emecionale dhe nuk di si ta kaloj.A mund te me ndihmoni ju pasi un nuk di cfare te bej.Nuk di si te sillem. Faleminderit!

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Mire se erdhe ne portalin tone dhe te pergezoj qe na ke shkruar e kerkon ndihme per brengen tende.
    Shoh qe je shume e lenduar. Kuptoj qe raporti yt me kusheriren ka qene shume i forte perderisa ti ndjehesh shume e zhgenjyer nga ajo. Sigurisht, ne shume raste kur na humbet besimi tek njerez te afert, na lekundet besimi tek te gjithe njerezit dhe shpesh dhe tek vetja. Mirpo, eshte per ta vleresuar rastin ashtu sic eshte, si zhgenjim nga nje person dhe jo nga te gjithe. Nga menyra si na shkruan, kuptoj qe je nje vajze me potencial dhe jam e sigurte qe me kalimin e kohes do te arrish te zgjedhesh se cila eshte me e mira per ty dhe ashtu te veprosh. Une nuk e di nese ke folur me kusheriren per menyren se si ti ndihesh karshi saj? Mendon se do ishte mire ta beje? Ne raport me prinderit, per cfare te bertasin ata? Komunikimi i duhur, eshte celesi per te zgjidhur cdo konflikt. Keshtu, bisedo qetesisht me prinderit e tu ashtu sikurse na ke shkruar ne. Shpresoj te te kem ndihmuar sadopak.
    Mos hezito te shkruash serish. Te pres.
    Gjithe te mirat!
    Ardita Korriku

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV