Këshilla/Blog

  1. Këshillimi që ofrohet në këtë faqe është ANONIM dhe FALAS.
  2. Pyetjet tuaja të adresuara në forum nuk do të postohen menjëherë. Ato do të publikohen me pak vonesë. Çdo pyetje së pari do të përcillet tek administratori i forumit, i cili do t’i publikoje pyetjet pasi të bëjë klasifikimin e tyre sipas temës dhe do ti drejtoj tek eksperti adekuat.
  3. Bëni pytjet sa më të kjarta. Përshkruani problemin tuaj konkretisht. Përgjigjjet e këshilluesve do të bazohen vetëm në përshkrimet tuaja. Nëse nuk jeni i kënaqur me ndonjë përgjigje dërgoni pyetje shtesë.
  4. Bëhu i durueshëm dhe prit me qetësi në përgjigjen e ekspertit. Përgjigja do të publikohet sigurisht brenda disa ditëve.
  5. Mos prit mrekullira nga përgjigjet e ofruara në internet. Zgjidhja e problemeve kërkon përpjekje dhe qasje aktive në tejkalimin e tyre.
  6. Bëhu përgjegjës dhe i sinqertë në parashtrimin e pytjes.
  7. Kur ofroni këshilla apo ndani përvojat e juaja në formë të komenteve, bëni më të mirën e juaj, që të jeni mbështetës dhe tregoni empati për problemet e tyre. Këshillimi mes bashkëmoshatarëve ka rëndësi të madhe.
  8. Bëhu tolerant. Rrespektoni mendimin e të tjerëve. Çdo kush ka të drejtë në mendimin e tij/saj. Mos u bëni ofendues dhe mos përdorni gjuhë fyese.
  9.  Shprehuni për veten në gjuhë që është e kuptueshme për ekspertët.
  10.  Web faqja këshilluese nuk mund të zëvendësoj këshillimin e drejtëpërdrejtë dhe vizitën te mjeku.
NJV