Këshilla/Blog

12.02.2016

Pershendetje , une qe po ju shkruaj jam nje djal 20 vjec student ,shqetesimi im nuk ka te beje me histori dashurie,Por per faktin se un jam nje tip imbyllur dhe shpesh here ndihem fajtor i pa vlersuar per kontributin qe mund te jap per dicka, dhe tek une mbizoteron merzi sters dhe arrije te harroj gjithcka qe me rrethon e gjithmon nuk jam i qete shpirterisht. faliminderit.

  1. Ardita Korriku says:

    Përshëndetje!
    Faleminderit që na jeni drejtuar.
    Me cfarë na keni shkruar kuptoj që po kaloni një gjendje të vështirë emocionale dhe besoj se nuk duhet të jetë aspakt e lehtë për ju. Ju thoni që ndjeheni i mbyllur, fajtor, i pavlerësuar, që ndjeni mërzi, stres dhe jo i qetë shpirtërisht. Nga këto më bën të mendoj se po kaloni një gjendje depresive, megjithatë për tu mos u nxituar në konkluzione, do të doja të dija më shumë se kur ju ka filluar kjo gjendje, cilat janë mendimet që ju shoqërojnë kur ndjeheni kështu, si ka qënë përditshmëria juaj më parë dhe si është tani? Unë ju përgëzoj që na keni shkruar , pasi kjo tregon se keni forcë për të kërkuar ndihmë dhe për të përmirësuar situatën. Gjithsesi, unë ju sugjeroj që ti drejtoheni një secialisti të shëndetit mendor, përfshi këtu dhe psikologun, në mënyrë që të merrni ndihmën e duhur në formën e duhur. Ndërkohë merruni me aktivitete që ju pëlqejnë dhe dini ti bëni mirë, takoni miq, flisni me të tjerët për gjërat që ju shqetësojnë herë pas here. Për cdo gjë që doni të ndani me ne, mos hezitoni të na shkruani sërish.
    Ju uroj më të mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV