24.02.2016
Përshëndetje,
Thjesht këto kohët e fundit jam zhgënjyer pak nga shoqëria duke mos pritur atë që kërkoja.Në fillim smë bënte përshtypje,ndërsa tani sikur ndihem vetëm,se kam atë optimizmin e mëparshëm.Mendoj se s’kam asgjë veç pak delusion,kërkoj ndonjë mike të bisedoj për tema të ndryshme,të kem dikë me të cilën të shpreh idetë sinqerisht.Problemi im është se kam shumë ide,hobi,aventura në mendje,por s’kam krijuar asnjë shoqëri stabël për ti ndarë këto momente.Kushdo nga vajzat që ka të njëjtën nevojë mund të lërë ndonjë email ,thjesht për tu miqësuar e për të ofruar miqësi.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Të falenderoj që na shkruajte dhe shumë ndjesë për vonesën në përgjigjje.
Kur shprehesh për deluzion cfaër do të thuash më saktësisht. Mardhëniet sociale që krijojmë janë shumë dinamike ato krijohen mbahen pr një kohë pastaj mbarojn një ditë. Por cfarë është e rëndësishme ëshët që të mund të ndahemi prej tyre në mënyrë të shëndetshme. Kur thua duke mos pritur atë që kërkoja nga shoqëria do të thotë që ke kërkuar dicka tjetër nga cfarë kanë pasur mundësi të ta ofronin. Pra ke vendosur pritshmëri për shoqërin tënde jo reale ose të cilat ata nuk mund ti plotësonin dhe rrjedhimisht je zhgënjyer. Tani ndihesh vetëm por cfarë po bën që të ndodh ndryshe mund të më shkruash? Optimizmin për cfarë të mungon specifikisht?
Te uroj gjithe te mirat!