Këshilla/Blog

27.03.2016

Pesh; Prej shume kohesh duke qene se qendojme si grup bashke me shoqerine njera nga shoqet e klases eshte vazhdimisht e fokusuar me shikon ne sy me buzeqesh pyet per cdo gje.Nuk di sesi te reagoj,por une nuk ndjej dicka per te.

  1. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje
    Mesa kuptoj ju keni një ndërveprim midis jush pasi frekuentoni te njëjtin grup social. Te kesh interes nga një person tjetër nuk është diçka për tu shqetësuar, përkundrazi është pozitive kur dikush shfaq pëlqim ndaj nesh, pasi tregon qe na vlerëson ne një forme apo tjetrën. Njerëzit priren te krijojnë marrëdhënie me individë prej te cilëve mendojnë se mund te marrin ne këmbim emocione pozitive. Kjo do te thotë se ti perceptohesh si një person pozitiv prej vajzës ne fjale

    Ke te drejte kur thua se nuk ndjen gjë për te pasi te ndiesh për dike do te thotë te kesh ndërveprim me te, te japësh dhe te marrësh prej atij personi, te përjetosh ngjaje, te përkushtohesh e te marrësh përkushtim prej tije.
    E gjitha kjo ndjenje është ne marrëdhënie dashurie, por jo te gjitha marrëdhëniet duhet te kenë ndjenje te dashurisë ne këtë frekuencë.
    Ti mund te lejosh veten te flirtosh, apo te lejosh te tjerët te shfaqin interes për ty pasi nëse I bllokon marrëdhëniet e tua qe ne faze fillestare nuk mund te mësosh me shume për ndjenjat e tua apo çfarë te tërheq. Gjithashtu nuk mund te njohësh personin përball nëse nuk lejon te shpreh atë çka mendon apo ndjen.
    E kuptoj qe ndihesh I pasigurte pasi pasiguria emocionale ne krijimin e marrëdhënieve, qoftë sociale apo dashurore, është e zakonshme, do te këshilloja te japësh vetes kohe dhe te mendosh qe mund ti lejosh vetes shume marrëdhënie sociale jo domosdoshmërish ato duhet te jene dashurore ku ti duhet te ndjesh diçka
    Te uroj gjithe te mirat!
    Sabjola Bregu

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV