27.09.2016
Ju lutem skam nerva…rraf kalamajt…nuk duroj dot zhurm….jam shum e acaruar
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur,
Faleminderit që na drejtove shqetësimin tënd.
Në mënyë që te japim një përgjigje apo këshillë të vlefshme, nevojitet më shumë informacion lidhur me faktin se pse je e acaruar, çfarë të shqetëson në jetën tënde, kush janë shkaqet e vërteta pas së gjithës e cilat janë zhumat e vërteta brenda vetes tënde. Acarime e ndjesi të tilla janë zakonisht të akumuluara e mund të vijnë për arsye të ndryshme.
Më vjen mirë për faktin që na shkrove pasi kjo tregon se dëshiron të flasësh, s’po mundesh më me dicka që të shqetëson së brendshmi si dhe ke identifikuar që ajo që po bën, s’është as në të mirën tënde dhe as në të mirën e fëmijëve të tu që natyrisht duan qetësi e durim.
Do të ftoja të na shkruaje e të na shpreheshe më gjatë, në momentin që ti mundesh e dëshiron të flasësh më shumë.
Ndërkohë të këshilloj që në momente nervash të praktikosh më shumë momente shkëputje ku persona të tjerë mund të kujdesen për pak kohë me fëmijët.
Gjithashtu do të ishtë mirë që të flisje me fëmijët në momente nervash e tu shpjegosh që e ke të vështirë të merresh me ta, që je e acaruar, që ke nevojë për qetësi, pavarësisht moshës së fëmijëve. Nuk është e thënë që në jetë të jemi superheronj për fëmijët apo për të tjerët, por edhe të komunikojmë ndjesitë e mendimet tona. Gjithashtu të ftoj të reflektosh më gjatë për cfarë të shqetëson ty vetë, të bisedosh edhe me familjarët e tu për mënyrën se si ndihesh e je e se ke nevojë për mbështetjen e tyre.
Gjithashtu, është e rëndësishme të gjendet mundësia për të praktikuar më shumë aktivitete relaksuese e clirim tensioni, që fillojnë me ushtrime frymëmarrje, të marrurit me aktivitete që te sjellin ty gëzim e pëlqim, të praktikuarit e ecjes, të fokusuarit në pikat e forta të vetes e eksperienca pozitive.
Është e rëndësishme që të fillosh të ndërtosh më shumë qetësi rreth teje duke bërë gjërat që ti dëshiron si dhe duke cliruar tensionin.
Këto janë vetëm disa këshilla paraprake pasi është e vështirë me kaq informacion nga ana jote të kuptohet se cila janë sugjerimet më të mira në këtë rast,
Shpresoj se këto ndihmojnë sadopak si pikë fillestare për ty.
Gjithë të mirat e presim të dëgjojmë nga ty në rast se dëshiron të flasësh më gjatë me ne,
Me respekt,
Almandina Guma
Gje veetveten ,femijet skan faj.Sje vetem