Këshilla/Blog

04.11.2016

Pershendetje.Problemi im mund te jete edhe i shume te rinjve te tjere.Ne familjen time nuk me lejojne te vesh disa rroba qe me pelqejne pasi mendojne se te tjeret me shajne (sic jane pantallonat e grisura,bluzet pak te hapura etj).Une edhe pse i kam qef nuk ia kerkoj pasi e di qe ata nuk do me lejojne.Nuk di si tia them qe me pelqejne ato veshje ashtu sic i vishen shume te rinj sot.Ju lutem te me ndihmoni si ti bind prinderit qe te me lejojne edhe mua te vishem si te tjeret.Faleminderit!

  1. Stafi i "Nuk Je Vetem" says:

    Përshëndetje,
    Faleminderit që na keni shkruajtur për shqetësimin tuaj.
    Për të marrë një përgjigje sa më profesionale nga eksperti përkatës kemi nevojë të dimë moshën tuaj.
    Të falenderojmë.
    Stafi i “Nuk Je Vetem”

    1. Anonymous says:

      Pershendetje jam 15 vjece

  2. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje,

    Me vjen mire qe e kupton qe nuk je vetëm ne këtë problematike, shpesh diferenca ne gjykim te normales për veshjen nga prindërit dhe fëmijët është e madhe dhe kjo krijon pakuptueshmeri. Shumica e te rinjve mendojnë se prindërit nuk i kuptojnë dhe shpesh nuk provojnë as te flasin me ta pasi e marrin te mirëqenë qe nuk do te kuptohen.
    Unë nuk te ndihmoj dot qe te bindesh prindërit, por mund te ndihmoj te arrish te flasësh me ta ne mënyrë qe ata te dine mendimet dhe dëshirat e tua. Nëse ti flet me prindërit jam e bindur qe ata do te reflektojnë mbi mendimet dhe dëshirat qe ke. Me ke nga prindërit e ke me te lehte te flasësh? Provo te ulesh me te ne një moment qe te dy jeni te qete dhe ti shprehesh mendimin tënd mbi veshjen dhe gjykimin se për ty dhe te rinjtë e tjerë është normale. Shpesh diferenca ne moshe dhe ndryshimi i trendeve te kohës i bën prindërit qe disa gjera mos ti duken normale, por nëse ti arrin ti bindesh për sigurinë e sjelljes dhe normalitetin e saje ata mund ta pranojnë dhe aprovojnë diçka. Ashtu si ti ke mendimin tënd mbi veshjen, dhe prindërit e tu e kane gjykimin e vet, nëse uleni te bisedoni me njeri tjetrin, mund te gjeni një vendim te përbashkët i cili te bej ty te ndjehesh me mire dhe prindërit me te qete.
    Por gjithmonë gjerat qe mendon duhet ti bisedosh me prindërit, pasi mendimi se nuk do te kuptohesh pa provuar te flasësh është paragjykim dhe nuk ndihmon marrëdhënien tende me ta.

    Gjithe te mirat,
    Sabjola Bregu

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV