27.12.2016
Pershendetje,
Une jam 20 vjece dhe vuaj nga dermatiti atopik. Kam rreth 10 vite qe vuaj nga kjo gje. Kam shkuar ne shume dermatologe, dhe se fundmi kam marre si ilac Doxepin 1/6 e kokrres cdo dite per 45 dite si dhe Aerius per 20 dite. Efekti ishte i mrekullueshem sepse mu nderprene te kruarat dhe lekura u rilthye ne normalitet. Por kjo gje zgjati per rreth nje muaj pasi perfundova ilacet dhe me pas filluan serish te kruarat e tmerrshme dhe lekura e skuqur e thate dhe e irrituar ne pjesen e qafes dhe perreth syve. Problemi eshte qe per momentin nuk kam mundesi te shoh nje dermatolog qe te me jape dicka per ne vazhdimesi dhe jam teper e acaruar, aq shume sa po me ndikon ne cdo aspekt te jetes prandaj po shpresoj per nje pergjigje nga website juaj. Faleminderit paraprakisht 🙂
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje .
Sigurisht qe trajtimi i Dermatitit Atopik nuk mund te behet nepermjet internetit por Duhet te Jete i individualizuar Dhe me skema personale e komplete .
Por keshilla numer 1 ; qendro sa me larg produkteve me konservante Dhe kimikateve .
Se dyti ; perdor shampo ose lares per lekure atopike gjithnje , qe i blen ne farmaci.
Se treti perdor menjehere pas dushi Krem emolient per lekura atopike per tere fytyren Dhe trupin .
Se katerti ndiqu nga Nje mjek dermatolog qe ne riakutizime te marresh terapine e duhur .