01.02.2017
Përshëndetje,
Uroj të jeni mirë.
Më lejoni tju them se më ndodh shpesh të skuqem në fytyrë dhe sidomos kjo më ndodh në ambiente tepër të ngrohta por jo vetëm edhe në raste kur kam përjetime të larta emocionale.Skuqja e fytyrës më kalon në një fazë sa gati më duket se fytyra do të plas nga momenti në moment.
Mund të më ndihmoni mbase me një këshillë ,medikament ose krem hidratues për të shmangur këtë skuqje?
Faleminderit paraprakisht.