13.03.2017
Përshëndetje, Me sa informacion kam di që për problemet me oranet gjenitale kompetent i kësaj fushe është Urologu..Kshuqë i drejtohem Dr. Urolog në lidhje me shqetësimin që kam ta marri me interes dhe seriozitet..
Unë aktualisht jam 21 vjeç dhe jam në mardhënie pune.. Problemi im, ka të bëjë me gjatësinë e Penisit. Në gjendje ereksioni gjatësia e penisit është 13cm.. pak a shum sa mesatarja e një penisi normal(të paktën me sa thuhet në burime të ndryshme që mesatarja e penisit shkon midis 13-14 cm) Mirëpo në gjendje jo ereksioni pra në gjendje të “fjetur” gjatësia shkon ke 5-6- cm.. Pyetjet e mia janë kto; A është normale një gjatësi e tillë penisi?
Me moshën që unë kam, ekziston mundēsia e rritjes natyrale të penisit?
Përpos gjithë infove që janë në internet rreth gjatësisë së penisit(dhe që unë i kam lexuar pothuaj të gjitha) A më sugjeroni juve ndonjë rrugë tjetër më të vlefshme për të kuptuar nëse unë kam një penis normal apo jo??
Si psh Mendoni se unë duhet ti drejtohem një doktori që është kompetent i të tilla problemeve??
Do të ju lutesha që të më jepnit një informacion sa më tē volitshëm përtej atyre që thuhen në burime interneti pasi ky shqetsim apo problem nuk di si ta quaj po më shkatërron gjëndjen psikologjike dhe po ndikon negativisht në mardhëniet seksuale aq sa unë nuk kam guxuar të kryej marrdhënie seksuale edhe pse mundësitë i kam pas të shumta nuk kam pranuar se nuk doja që të turpërohesha apo që të mos arrija të kënaqja partneren..
Në pritje të përgjigjes suaj..
Ju flm.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje i nderuar,
Pyetja juaj i eshte derguar ekspertit perkates, dhe pergjigja do te postohet menjehere kur eksperti ta sjelle.
Ju urojme gjithe te mirat dhe ju falenderojme per besimin!
Me respekt,
Stafi i Nuk Je Vetem
Pershendetje,
Po, eshte normale nje gjatesi e tille penisi.
Nuk ekziston mundesia e rritjes natyrale te penisit. Pas moshes 55 vjec eshte vene re nje rritje e dimensioneve te penisit.
Per sa i perket pyetjes tuaj mbi rrugeve te tjera te vlefshme per te kuptuar nese keni nje penis normal ose jo, po ju sjell link te nje artikulli shkencor qe te sqaroje cdo dyshim tuajin:
http://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S2090598X17300025
Ju uroj gjithe te mirat,
Dr. Evisa Zhapa
Pershendetje,
Mendoj se perokupohesh pa nevoje. Gjatesija a penist 13 cm ne erekcion eshte me se ne rregull. Shijoje seksin dhe mos u shqetso pa nevoje.
te uroje gjithe te mira,
Ori