29.09.2017
Pershendetje, desha ta bej nje pytje ne lidhje me ejakulimin e parakohshem. Si mund ta ndaloj ejakulimin e parakohshem pasi qe sapo te futet penisi ne vagine ejakulimi ndodhe menjehere perderisa kam lexuar se ejakulimi duhet te ndodhe se paku pas 2 minutave te aktit seksual. Faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Tek ju behet fjale per ejakulacion te parakohshem (ejaculatio praecox) i cili eshte nje crregullim seksual mjaft i shpeshte sidomos tek moshat e reja dhe i cili nese eshte i rralle apo i herepashershem nuk paraqet semundje, por nese eshte prezent rregullisht mund te len edhe pasoja psiqike. Po ju jap disa keshilla praktike se si me e zgjate ejakulimin.
Gjate marredhenies kur ju vjen ndjenja e ejakulimit duhet ta nderpritni seksin dhe e shtrengoni penisin (menjeher nen gllans) me 3 gishte (me gishtin e madh, gishtin tregues dhe gishtin e mesem) nja 20-30 sekonda dhe pastaj vazhdon perseri dhe kur ta keni ndjenjen e ejakulimit e nderpritni perseri seksin dhe e shtypni penisin tik nen gllans dhe pas nje kohe do te ushtroheni me e zgjat kohen e ejakulimit. Kjo duhet te perseritet 3-4 here gjate marredhenies, dy here ne jave dhe me kohe do ta fiton ndjenjen e kontrollimit te ejakulacionit (diku rreth 60-70% kane permiresim me kete teknike). Nese nuk ju ndihmon kjo metode atehere mund te perdoren edhe spreja me permbajtje Lidokaini (ne keto raste duhet te perdoret kondomi sepse shkakton mpirje te vagines se partneres), ose perdorimi i dy kondomave. Nese nuk ju ndihmojne keto udhezime atehere preferohet kontrolli tek Urologu.
Te uroj gjithe te mirat!