17.10.2017
Prsh doja the bisedoja me nje psikolog online sepse e kam shum the nevojshe she jetoj jasht shqiprie problemet familjare po me shkatrojn mendimet she po me ulin jasht made vetbesimin sa as per femijen nuk po kam me durim..jam e martuar prej 5vitesh she jetoj me famijlen e burrit..me Tim show CDO gje esht OK po prb Jan motrat e Tim the cilat Jan the martuara Jo we gjendja Jon ekonomike esht OK por ne shpin tone nuk ka rregull ekonomik sepse gjthm duhet the mbulojm shpenzime per kunatat she fmit e turr..nuk mind ta suroj me kte situat kur be shpi ka mungesa the fjera we me nevojiten e kam biseduar me bashkshoritn esht I mendimit qe she he marrim shpin ton port me duket sikur do e ndaj nga familja e tij she do fillojn the fls ..nuk e mar inicjativen the bisedoj sepse acarohem sh shpejt she nuk mar pergjigjsi cfar them me nenen apo motren nuk mind the fls sepse a to kan sh problems me Shqipri ju lutem kam nevoj per ndihm the mar keshilla nga dikush sepse stresi po me mbut
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur
Faleminderit që na je drejtuar për shqetësimin tënd dhe uroj që të mbërrij te ty me përgjigjen time.
Me sa kuptoj nga letra jote, je aktualisht në një situatë stresi të shkaktuar nga situata apo dinamika që tashmë kanë marr një formë përsëritëse, cka e bën ndoshta edhe të vështirë ti menaxhosh.
Duket sikur je absorbuar nga situata ku ndoshta kufinjtë e bashkëjetesës nuk janë përcaktuar qartësisht dhe ti dukesh e fokusuar dhe sensitive për prespektivën e të tjerëve. Aq më tepër që e paske të vështirë të flaësh edhe me mamin ose motrën, prej kujdesit për mos ti shqetësuar.
Besoj se bashkëjetesa me shumë anëtarë apo familje të zgjeruar ka shumë anë të mira, por mund të ketë dinamika nga më të ndryshmet në rast se nuk janë vendosur qartë disa kufij, apo kur për arsye nga më të ndryshmet, ne mund të jemi të paqartë të shprehim vendimet e mendimet tona.
Unë do të këshilloja që të përqëndroheshe te vetja. Aktualisht ti nuk je mirë për arsyet që po thua dhe kjo kërkon një zgjidhje dhe jo rrethrrotullim mendor e emocional në të njëjtat veprime.
Do të këshilloja të bëhesh më proaktive, të kuptosh kufinjtë dhe dëshirat e tua dhe mirëqënia jote emocionale në këte moment duhet të marr rolin primar.
Ndoshta një nga zgjidhjet është që të flisni me kunatat apo personat e tjerë se si mund e duhet të bashkëjetoni së bashku. Komunikimi mund të jetë efektiv në rast se nuk orientohet drejt fajësimit, bërjes me përgjegjësi të tjertri, por duke thënë edhe mënyrën se si ndihesh dhe kërkesën për të gjetur zgjidhje të përbashkëta.
Nga ana tjetër, bashkëshorti yt është treguar mirëkuptues dhe mbështetës edhe në zgjidhjen e jetesës me vete në mënyrë që ju të keni më shumë qetësi e harmoni. Kjo është një zgjidhje e propozuar dhe në rast se është me dëshirë të tij e tënden gjithashtu mund të jetë për tu marr në konsideratë.
E dashur, unë mendoj që është shumë e rëndësishme të ndihemi mirë me veten tonë në radhë të parë dhe besoj që ti ke disa zgjidhje e opsione të mundshme për stresin aktual.
Mbase fakti që të duhet të reagosh, mund të mos pritet mirë në këtë rast, por gjithsesi besoj se kur komunikimi bëhet me respekt, atëherë bëhet më e lehtë për të vendosur balanca të mira relacionale, sado të lëkunden ato me momente.
Shpresoj që përgjigja të të ketë ndihmuar ta shikosh situatën tënde me pozitivisht,
Të uroj gjithë të mirat më tej dhe shumë qetësi,