25.10.2017
Nuk esht pyetje. Thjesht me duket e nevojshme qe vajzat qe jane ne kete website ta lexojne. Mendoja se shendeti mendor ishte taboo ne Shqipri. Hapni rrugen per virgjerin! Kam vene re qe jane vajzat ato qe kane probleme me humbjen e virgjerise dhe djemt ata me problemet gjate aktit seksual. E dalloni dot standartin e dyfisht ktu?Esht me e pranueshme per djemte te mos jene te virgjer po per femrat esht mekat!!!! Pse?Esht e njejta gje. Nuk po fajesoj djemte, mos e keqkuptoni. Po fajsoj shoqerin e prapambetur shqiptare. Vajza! Esht trupi juaj! Nqs doni te qepeni atere ju lumte! Ama nqs po e beni sepse partneri nuk ju pranon jo te virgjer,aq me teper nqs vete nuk esht i virgjer po ju do ju ashtu, atere largohuni nga ai plehre sepse virgjeria/jo virgjeria juaj nuk ka te beje aspak me vlerat tuaja si njeri. Nese ju do me verte nuk do e ket aspak problem pse nuk jeni te virgjra! Nqs ai njeri ka vlere si qenie njerzore atere ai do ju doje dhe vleresoje ashtu si jeni! Nese jo ai esht thjesht nje shpellar tjeter shqiptar qe NUK JU MERITON! NUK JENI LODER SEKSI! NUK JENI OBJEKT QE I PERKET MESHKUJVE! Duhet te kuptoni qe marrdheniet seksuale jane normale per cdo gjini. Edhe nqs nuk doni, nqs nuk i besoni dot askujt me trupin tuaj atere jeni shum ne rregull. E di qe ky esht edhe problem i mentalitetit familjar po dreqi ta haj do jetoni ju me trupin tuaj. Ju lutem, sinqerisht, thyejini keto stereotipe sepse neser pasneser do jene femijet tuaj qe do kerkojne ne internet per nje faqe ku mund te flasin lirshem per problemet e veta ashtu si jeni ju sot. Do jeni ju qe do i krijoni nje mjedis te ashper dhe mendje mbyllur dhe stresues aq sa nuk do flasin dot me ju dhe do e gjej zgjidhjen te e qara cdo nate ne heshtje aq perfekte sa mesohet te qaje pa levizur asnje muskul,pa ze fare. E ardhmja e shoqeris son esht fiks ne duart tona.Fiks ne keto duar qe nuk e dine ca esht feminizmi dhe barazia gjinore. Sepse esht shume me shume se thjesht pagë dhe pune e njejte. Shikoni ku jemi ne sot! Perderisa po e lexoni kte “pyetje” ne kte website a ju duket sikur e ardhmja do ket dit me diell?