Këshilla/Blog

22.11.2017

Pershendetje jam nje vajz 18 vjec dhe kam reth 1 vit e pak qe jam ne nje lidhje me nje cun.cdo gje me te shkon mir por problemin e kam me “kunaten” dmth te motren. Cdo veprim i saj me bezdis psh disa raste jan q cdo foto qe hedh e shohh disa her behem teper e fiksuar ri e ri e komentoj me vete “u kur ben e kjo si pjeshk” e komente te tjera plot, mendoj se i hedh fotot kastile qe ti shoh un, nqs del ajoo mir patjeter duhet te bej e un nje foto ashtu te dal akoma me bukur apo veshjet nqs blen ajo dicka dhe un dua te blej nj gje m te mir apo cdo gje qe blej dua tja tregoj me shum kjo ne form “mburjeje” qe ja bleva un ..se di pse cdo fjal cdo veprim i saj me bezdis me duket person shum i shtirur dhe eshte paksa po qe un ne mendjen time i zmadhoj tejmase ose ndoshta ashtu eshte dhe realiteti..po qe kjo gje me shqetson nuk dua te kem kto idera edhe nqs jan te verteta sepse nuk dua te shqetesoj veten per gjera te tillaa pasi esht kthyer ne dicka te pashmangshme cdo dit ska mundesi mos ta permend.ju lutem me jepni disa keshilla sepse po behet vertet shume stresuese kjo gje dhe nuk dua te behet akoma me keq.

  1. Anisa says:

    Un mendoj e dashur se nk duhet ta cash shm koken se ne fund te fundit ti je e lidhur me vllain e saj jo me te.Dhe kur ai te pranon dhe te do ashu sic je nk kn rendsi gjerat e tjera

  2. Meri says:

    Pse ngarkohesh me ate se cfare bene ajo? Sillet mire ajo me ty? Apo te ngacmon? Nqs sillet mire athere duhesh te mendosh pse ndjene nevojen te beshe gjitha kto gjona? Me mire eshte te krijosh nje shoqeri me te, nje raport me te mire. Do ishte shume me e mire per ty, ende je moshe e vogel, mos u ndjeje e kercnuar nga e motra. Behuni shoqe 🙂
    Meri

  3. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Shpesh here nuk eshte keq te kesh zili dike tjeter, nese te nxit qe ti te permiresohs veten, por nese zilia arrin deri aty sa te humbesh nga personaliteti yt apo qe ti kushtosh shumicen e kohes tjetrit, atehere mund te behet shqetesuese. Nga ajo cfare shkruan, ty të shqetëson gjithcka në lidhje me motrën e të dashurit tënd. A ka patur dicka reale nga ana asaj për të mbështetur mendimet që ti ke? Sa e rëndësishme është për ty kjo gjë? Nëse ty kjo marrdhënie po të bezdis më shumë sesa duhet, atëherë nuk duhet ti kushtosh rëndësinë që i jep. Ndonjëherë, sa më shumë të tentosh për ta hequr nga mendimet e tua dicka, aq më shumë të shfaqet. Pranoje ashtu sic është dhe vazhdo jetën tënde përpara. Nëse mendon se do të të ndihmonte, mund të tentosh të flasësh me vajzën, të tentosh ta njohësh më mirë dhe të krijoni një raport të shëndetshëm. Nëse nuk ke marrdhenie direkte me të, atëherë lërë që ajo të bëjë jetën e saj dhe ti tënden. Mos e merr personale, nëse nuk është e tillë. Nuk e di sa ndihmuese ishte kjo për ty, por do të sugjeroja që të fokusohesh tek lidhja jote dhe tek gjërat që janë të rëndësishme për ty.
    Gjithë të mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV