Këshilla/Blog

08.01.2018

Kam filluar te humb besimin te nje shoqe e ngushte por njekohesisht ia hedh fajin vetes. Ajo esht vet person qe i afron njerzit per interesat personale dhe prej kesaj fillova te dyshoja dhe shpesh here kemi diskutuar kete pjese dhe edhe pse ajo me siguron qe nuk esht e till situata,veprimet e saj jane gjthm e kunderta. Me thot se do kalojme kohe bashke po ka nje justifikim.Me thot se prinderit nuk e lejojne te leviz me pushime jasht qyteti kur vete e ema me pyeti pse nuk ikni bashke?Interesohet per mua vtm kur kemi detyra shkolle. Kur ajo ishte e merzitur per nje test me kerkoi te largohesha sepse kishte te dashurin dhe kusheriren. Kur une i kerkova te rrinte me mua sepse isha e merzitur,nuk pranoi sepse donte te dilte me grupin shoqeror qe “ka per interes”. Nga ana tjeter:Jam shum e ngjitur pas saj dhe me duket sikur po e perdor si psikologe me shum se shoqe.E kuptoj qe ka shoke te tjere dhe nuk ka pse te mbaj ne sup problemet e mia po a nuk supozohet te jete e till shoqeria e ngushte? Ajo e di qe kam depression,i cili po perkeqsohet, dhe me duket sikur sa here me sheh bezdiset ose merzitet. Madje mendoj se esht abuzim nga ana ime qe ta dua per vete dhe prej kesaj fillova qe ti largohem ose ti flas me ftohte po prap e kam ne shkoll dhe dua sdua do e takoj dhe te tjeret do flasin. Kam frik se mos kjo menyr e te menduari esht thjesht pasoj e problemeve mendore te mia dhe po me pwrkeqson shendetin me keq akoma.E di shum mire qe thjesht do vazhdoj te bej sikur ska ndodhur asgje por ndjej qe me duhet syri i nje te treti. Kush e ka fajin ketu tani?

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje! Shikoj nje marrdhenie komplekse ne shoqerine tende me vajzen qe ti e cileson shoqen tende te ngushte. Menyra se si ti e paraqit ate, duket me shume si nje marrdhenie perfitimi mes jush se sa nje marrdhenie e vertete shoqerie, e cila shpesh here eshte pa kushte nese ajo cilesohet si nje shoqeri e ngushte. Megjithate duhet te kuptojme qe marrdheniet sociale ne thelb jane marrdhenie interesi, per te perfituar kenaqesi, per te marre mbeshtetje, per te bashkendare mendime, etj. Do sihte mire te beje nje vleresim me veten ne lidhje me kete shoqeri. A te sjell ajo me shume kenaqesi apo pakenaqesi? A ja vlen me shume qe ta kesh nje marrdhenie shoqerore me kete vajze apo qe te mos e kesh? Ti thua qe ajo te sherben si nje psikologe per depresionin tend. Mund te me flasesh pak me shume per kete gjendje tenden? Cfare do te zgjidhte nese do te gjeje se cili eshte fajtori/ja ne kete mes? Ee rendesishme eshte qe ti te kujdesesh per veten dhe te kesh rreth njerez qe te ndihmojne me shume sesa te te pengojne apo demoralizojne. Pres te na shkruash me shume per veten tende. Me respekt, MSc. Ardita Korriku, Psikologe Klinike

  2. Kissi says:

    Ajo qenka shum materialiste, kshu kam pas un disa. Po jan thjehst per te t nxi jeten. Lere ate, vazhdo para, qendroji larg, ti nuk je loder, shpirt! Te dua, puc.

  3. Anonymous says:

    Kam nje shoqe e cila eshte me kombesi turke.Un e dua shume ate por ajo me shkruan ne rrjetet sociale kur ka nevoje per ndihme apo per detyrat e shkolles.Nuk di si te veproj me te eshte shume kokforte dhe eshte e veshtire te besh miqesi me te.mundohem gjithmone ta ndihmoj kur ka nevoje por ne rastet kur kam un nevoje ajo nuk do tja dije fare per mua.Kjo gje nuk eshte e drejte.A mund te me ndihmkni te gjeje nje zgjidhje per kete problem?

    1. Msc. Dorina Kapaj says:

      Pershendetje,

      Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Shetesimin tuaj duhet ta shkriani ne rubriken Pyetjet/ Bej Pyetjen tende dhe jo si koment. Ne kete menyre nje nga ekspertet tane do te mudn t’ju kthej nje pergjigje ndihmuese. Gjithe te mirat.

      Stafi Nuk Je Vetem

  4. Anonymous says:

    Edhe une kam poashtu te. Njejten gje ??

  5. Anonymous says:

    Kisha nje shoqe ne mahall por nuk folnim e njiha dhe me njihte mir mas disa vjetve me
    Ra ta takoja dhe filluam te bisedonim mendova se ishte nje vjaz e mir i tregova edhe familjes per ta familja ime e livduan pasi ajo sillej e mir ne sy te prindeve te mij vazhdum per 1 vjet rresht te dilnim bashk te shkonim ne shkoll bashk te ktheheshmi por ajo gjithmon me perdorte per nevojat e saja por kur kisha un nevoj nuk i interesonte asgje ajo kishe ne klas djalin qe dashuronte un isha shok me te dhe nje dit shoqja ime me tha tja ndreq punt me te un u mundova ata u bashkuan ne fillim si shok por mua me lan anash per qdo sen mas disa muajve ata u bashkuan vajza fillohi te ftofej me mua nuk dilte me me mua nuk shkonim ne shkoll bashk pasi qe i dashuri i saj nuk e lejonte te dilte me mua me perdorte. Per interesa te saj ose per ti ndihmuar me te dashurin e saj nuk disha si te reagoj pasi un ekam dashtur si moter por me kohen po ndryshonte gjithqka i dashuri i saj me shkrujati me tha qdo gjë te keqe thuajse un ekisha futur ne probleme shoqja ime me shkrujati edhe me tha qe duhet te hek nga rrjetet sociale permua esht nje situat e veshtir pasi qe ekam edhe ne mahall deshta apo sdeshta un do e shoh prap kjo me ben te ndihem e thyer nga mbrenda paknaqesi ne gjera te ndryshme te cilat nga kjo histori un sikur jam ne depresion dhe nuk po mundem ta kaloj leht dasht zoti tmnimoj. ❤️

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV