25.05.2018
Pershendetje Doktor ,desha tju pyes per disa nga shenjat qe me janë shfaqur qysh heret nën lekuren e penisit tim. Janë njëlloj me rrenjet e qimeve te zakonshme dhe jan disi te bezdishme pas qe jane perhapur edhe pergjatë trungut te penisit , nuk di se si mund ti largoj ato ,mund te me ndihmosh
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Sa i perket puqrrave ne penis ju duhet te na tregoni se a keni pasur edhe me heret keso ndryshime ne lekure te penisit. A keni skuqje dhe kruarja e lekures se penisit. Infeksioni mund te jete nga shume shkaktare qoft nga bakteriet, viruset dhe sidomos infeksionet me kerpudha te cilat shkaktojne kruarjen dhe skuqjen e lekures se penisit. Ju kisha keshillu qe te keni kujdes ne higjienen e trupit, te veshni rroba pambuku, ti ikni ushqimeve pikante (djegesa) dhe me melmesa, te mos konsumoni alkool dhe pije te gazuara. Nese nuk ju ndihmojne keto keshilla duhet te lajmeroheni te Urologu ose Dermatologu sepse ka gjase qe ato ndryshime te jene mbetje te kellefit te qimes qe nuk ka nevoje fare per ndonje tretman.