Këshilla/Blog

28.05.2018

prsh shpresoj qe te jet i vertet ki forum dhe jo false shpresoj qe te mar nje pergjigje te duhur ne fund . jetoj jasht shtetit jam
e martuar 4 vj e gjysem kam 2 vajza 1 dhe 3 vj . problemi im esht se kam sshum mos marveshje me vjehren ajo nuk me ka dashur kur ka filluar te debatoj me mua qysh diten e 3 qe kam
ardhur ktu vjehrin e kam invalid me nje kembe ati ikam ndihmuar jadht mase shum un zgjohem ne oren 6 i ushqej fmit se ne oren 7 dal prej shpis me biciklet plus edhe vjehrin me e ushqi me i nejt me ja kry nevojat e veta e vjehra ine tu pushu buk esht e drejt kjo e ndjeja veten te lodhur cdo mengjes fmit po kajn aj smunt ti duronte dhe po i qortonte fmit
nuk po flas per nje jav ose dy po flas per vite me radh e ndjeja veten te lodhur dhe i thash vjehrit o bab tlutem a spo sheh si po kajn fmia kerkojn nevojat e veta normal edhe ti ke nevojat e tua prej neser zgjoje vjehren me u mar me ti , ika ne shkoll pastaj kurerdha krisi lufta i kishte than vjehres se nusja mtha se skam met ndihmu prej neser ai shpifi fjal qe un nuk ja kisha than prej asaj dite nuk fl

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,
    Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar shqetësimin dhe situatën tënde dhe uroj që të mbërrijmë te ty me përgjigjen që ti pret nga, ose shpresoj të jetë orientuese në këtë situatë.
    E ndjej dhe mirëkuptoj nga letra jote pozitën tënde aktuale, aq më tepër që duket shumë komplekse dhe e zgjatur në kohë ku tashmë shumë gjëra janë ngatërruar dhe kanë shpërthyer në formën aktuale.
    E vlerësoj gjithë durimin e kujdesin që ke treguar për njerëzit tënd përreth, qoftë fëmijët por edhe prindërit e bashkëshortit tënd, vecanërisht në një situatë delikate të raportimit me vjerrën dhe faktit që vjehrri gjithsesi ka nevojë për mbështetje nga pikëpamja shëndetsore.

    Shprehesh në letrën tënde që ky forum të jetë i vërtetë dhe jo fals, kështu që edhe unë do doja ta përqëndroja përgjigjen time në formë reflektuese të vërtetë dhe jo false. Më duhet edhe të them që nuk e di konkretisht cfarë pret nga përgjigja ime, se si të rregulosh situatën apo të konfirmosh reagimin tënd?!

    E kuptoj që situata është e vështirë për ty dhe bëhet e vështirë të kuptosh se ca reagimi të adaptosh në këtë situatë a si të rregullohet e gjitha por edhe që të tjerët të kuptojnë drejt situatën tënde.

    Ndonjëhëere ndodh që ne tërhiqemi kur ndihemi të pakuptuar, të mërzitur, të pavlerësuar dhe me të drejtë kemi reagimet që ti thua, po ndërkohë harrojmë se si ne kemi kontribuar në këtë situatë. Ndoshta edhe ti e dashur ke marr shumë përsipër pa arritur të komunikosh në momentin e duhur mënyrën se si ndiheshe, kufinjtë e tu apo të kërkosh mbështjen e nevojshme në mënyra të ndryshme. Duket sikur ti e ke pranuar këtë situatë, edhe me shpresën se të tjerët do ta kuptojnë dhe vlerësojnë një ditë. Më lejo për këtë supozim, në rast se është I drejtë.

    Ok, po ndërkohë ti e ke bërë reagimin në një moment dhe më duket e drejtë që ti thuash gjërat që të shqetësojnë, por nga ana tjetër ka patur një keqperceptim, por edhe reagim emocional me cfarë kuptoj nga të dy palët.

    Kështu që është e nevojshme që kjo situatë të kuptohet dhe të komunikohet racionalisht në këtë pikë. Kur flas për komunikim racional do të thotë që është e nevojshme që gjërat të fliten në një kontekst ku nuk fajësohet dikush, duke shprehur me “unë” mënyrën se si ndihesh, duke lënë mënjanë të kaluarën dhe mosfokusimin shumë në të, por duke e përqëndruar bisedën në zgjidhjet të përbashkëta, me një kontribut të përbashkët dhe e mendoj që në rast se flitet në këtë mënyrë, ka më shumë mundësi të perceptohet si një komunikim që në fakt ka lidhje me respektin e dashurinë ndaj të tjerëe dhe vetes.
    Sigurisht që kjo është më e lehtë të thuhet, por mendoj ndonjëherë që forma dhe mënyra si zgjedhim të komunikojmë ndihmon ose jo përmbajtjen e asaj cfarë duam të themi.

    Përpiqu që ta orientosh bisedën në alternativa për një kontribut të përbashkët që mund/duhet të ofrohet në një situatë, por edhe duke qenë e qartë për kufijtë e ty (kur them e qartë nuk them e ashpër)
    Por kjo kërkon që ti të marrësh pak kohë për ta kapërcyer emocionalitetin, për të folur ndryshe si dhe për ti dhënë kohë edhe marrëdhënies të sheshohet.
    Mendoj se kjo është mënyra më e mirë në këtë moment, përkundrejt asaj të heshtjes dhe mbledhjes së mërzive apo inateve apo amplifikimit të mendimeve.

    Se cfarë pastaj rrjedh si rezultat i këtij komunikimi, është një përgjegjësi e përbashkët e palëve të përfshira.

    Ndërkohë, nuk e di sa rol apo mbështetje mund të ofroj edhe bashkëshorti yt në këtë situatë, ose persona që jane influentë në këtë situatë te prindërit e bashkëshortit tënd.

    Të uroj gjithë të mirat në shumë gjëra që po reflekton në këtë moment të jetës tënde dhe që përgjigja të të ndihmojë,

    Me respekt,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV