08.08.2018
pershendetje te nderuar jam nje nane 37 vjece kam dy femi diferenca ne mes tyre eshte 11 vite.Jam e lumtur qe i kam fal Zotit qe i kam, arsyeja pse po ju shkruj eshte tradhetia edhe ate per heren e dyte. Shkaku i tradhetis se pare 11 vite kam qen vetem me nje femi jo qe nuk kam qen e shendosh per riprodhim po problemi ka qen tek steriliteti i babes se femive te mi. Qe 20 vite jam me te vetem 5 vite te lumtura edhe tjerat vetem dhune fizike e psiqike. Arsyeja e durimit apo sabrit fillimisht kan qen prind e mi sidomos baba im i ndjer po ashtu edhe femia im i pare qe eshte jeta ime. Gjate kesaj periudhe 11 vjecare sa ishim vetem me nje femi kam pas trysni te ndryshme psiqike nga ana e tij per aritjen edhe te ni femiut me cdo kusht vetem e vetem qe mos ti del ne shesh jo mundesia per te pas femi tjeter nga ana e riprodhimit te tij keshtu u detyrova te shkoj 3 here ne ivf po pa sukses. pas 6 muajve deshti Zoti i madhe dhe me bekoj edhe me nje femi tjeter. Eshte per tu habit se si ky indivit qe eshte baba i dy femive te mi e perserit prap tradhetin nuk e keni ide sa e veshtire ka qen hera e pare po kjo e dyta sikur me dha kapak. eshte duke i bo te njejtat presione vetem se tash dhunen fizike spo guxon ta perdor se i kam than qe do ta paraqes ne polici po ashtu kete pasuri qe per mu besoni apo jo gerdi me vjen i kam than qe ti ke me nda per gjysme kur divorcohemi. Si po e vrej une ky kete hap spo e merr jo qe me don mu po e don lekun e ne anen tjeter me thot mu nisja ti procesit te divorcit vetem e vetem qe mu te me paraqes si te qume pesh. Zotit po i lutna qe te me ndihmoj ta boj nje zgjidhje kur i shoh femit me duket sikur po veproj kunder tyre se normal e dojn po ne anen tjeter nuk po me duket e logjikshe me fal nuk ka logjik eshte shume poshtruse per mu heren e pare kur ka tradhetu ka dasht me u divorcu pa e dite une qe ky po tradheton po problemi ka qen femija qe nuk ka pas mundesi prej idijotllaqeve me i nejt afer une jam e bindun sikurse qe mas nates vjen dita qe ky qellimin e tij e ka arit me femiun e dyte e sa i perket te shejtes familje ky se ka iden se cka eshte per to shtepi eshte objekti per mu jan njerzit qe me presin. por kam frik mos po bej dom te pariparushem te dy engjujt e mi . Cka te beje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur
Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar shqetësimin, mendimin dhe ndjesitë mbi jetën tënde aktuale.
E lexova me shumë kujdes letrën tënde, historinë komplekse dhe e ndjej edhe atë që po provon lidhur me sakrificat që ke bërë me fëmijët, pritshmëritë që ke patur, situatat që ke kaluar, presionin që ke ndjerë edhe nga persona të afërt për të mbajtur këtë lidhje dhe mbi të gjitha durimin e dhunës fizike dhe psikologjike, që më duhet ta them fort dhe drejtë që është e patolerueshme, pavarësisht cdo situate.
Gjithë gjërat që ti përshkruan në letër nuk janë aspak të lehta, madje janë një kompleks gjërash të ndodhura vazhdimisht në jetën tënde që e bëjnë të vështirë që personi të orientohet drejt, të zgjedh, të dijë c’të bëj dhe për hir të shumë gjërave ke gëlltitur e pranuar, jo duke patur parasysh cfarë është e shëndetshme dhe e mirë për ty.
Më vjen mirë që fëmijët janë pika jote e referimit dhe më të rëndësishmit për ty. Duket se shumë gjëra që të kanë orientuar dhe mbështetur ty si person janë vetë ata dhe dëshira për më të mirën për ta. Kjo është dicka shumë e madhe për ty si nënë.
Gjithashtu më vjen mirë për ndërgjegjësimin dhe forcën për ti thënë JO disa gjërave në jetën tënde, lidhur me dhunën por edhe duke i bërë të ditur bashkëshortit tënd që ti po mendo për zgjidhje të tjera, ndoshta edhe të largohesh prej tij. Por edhe në përgjithësi për gjithë reflektimin dhe ndërgjegjësimin aktual që ke, dhe kjo është edhe një nga arsyet pse na ke shkruar.
Sigurisht që në letër ti flet për ndjesitë e mendimet e tua, por nga ana tjetër me gjithë informacionin e kufizuar që jep, ndoshta edhe bashkëshorti ka qenë nën presion lidhur me bërjen me fëmijë, mashkullsinë e tij dhe ndoshta problematika të tilla kur në cift kalohen pa u komunikuar dhe drejtuar sic duhet, bëjnë që lidhja e ciftit të pësojë thyerje e të humbas harmoninë. Normalisht unë po bëj një supozim këtu por për të të thënë që ka arsye edhe për sjelljet e bashkëshortit tënd në gjithë këto situata, që ndoshta nuk është ndjerë i mjaftueshëm. Sigurisht që këtu nuk justifikoj e nuk duhet të justifikosh asnjë sjellje që ka dëmtuar ty
Duke u kthyer te tu, ti përmend në letrën tënde si problem kryesor tradhëtinë e bashkëshortit, tradhëtinë e dytë dhe aktuale dhe nuk di si të sillesh në këtë situatë.
E dashur unë do jem e drejtpërdrejtë me ty. Tradhëtia në gjithë gjërat që përshkruan është një PASOJË dhe jo SHKAKU dhe për më tepër nuk është problemi kryesor në jetën dhe familjen tënde. Duket se shumë gjëra nuk janë mirë, lidhur me dhunën, komunikimin, raportimin mes ju të dysh. Dhe mbi të gjitha e gjitha kjo do ndikojë te fëmijët e tu, sado që të përpiqesh ta fshehësh apo ta trajtosh ndryshe.
Në rast se ti mendon që kjo gjë mund të zgjidhet dhe rikuperohet mes jush lipset një i folur i mirë midis të dyve, pa ndjesi faji e përgjegjësie por të kuptuari se cfarë doni të bëni bashkë më tej, ku jeni me ndjesitë e ndjenjat, përgjegjësinë për këtë lidhje. Ky komunikim bëhet në një kontekst të qetë ku nuk flitet aq shumë për të kaluarën por për zgjidhje të përbashkëta, po kërkon që të dy palët të jenë në një mendim. Dhe sigurisht jashtë kontekstit të sjelljeve dhunuese, fizike apo psikologjike.
Përndryshe do të këshilloja të merrje kohën për të menduar fort se ku je, cfarë dëshiron, cfarë të bën ty të ndihesh mirë dhe të marrësh vendimin e duhur si një femër e nënë që e di cfarë do dhe orientohet në mënyrën e duhur. Të arrish këtë gjë, do të thotë të kesh konfidencë dhe vlerësim për veten dhe janë gjithmonë vlera të rëndësishme për fëmijët.
Unë do ta le këtë reflektim me ty, duke shpresuar që përgjigja të të ketë ndihmuar në mënyrën e duhur.
Të uroj realisht më të mirat më tej dhe je gjithmonë e mirëpritur të na rishkruash,
Me respekt,
Almandina