03.09.2018
Pershendetje. un jam nje vajze 16 vjece vit te dyt ne gjimnaz. nuk e kam vrare shume mendjen ca thoshin te tjeret por jam edhe nje tip i mbyllur ne vetevete. qe kur kam vajtur ne gjimnaz un gjithmon e me shume jam mbyllur duke komunikuar gjithmon e me pak me mamane time. gjithmon do jem un ajo qe do ket faje ne familje dhe vellai qe eshte me i madh del gjithmon me i miri ne familjen tone. mamaja ka mbrojtur gjithmon velliain dhe gjithmon me le ne hije mua. me thote gjithom qe ty ti km plotesuar te gjitha dhe atij jo por gje qe mua me rezulton e kunderta. pavarsisht kesaj un jam perpjekur gjithmon ta kuptoj por kohet e fundit spo ndihem mire ne vetvete . do te doja me shume komunikim me mamane time pasi gjithmon e me shume po mbyllem ne vetevete. por sa here perpiqem gjithmon biseda mbyllet dhe sia them dot cdo gje qe do te doja . ndonjehere nuk di si ti shpreh deshirat e mia pasi mendoj se do marr pergjgije negative pasi gjithmon qe i kerkoj dicka me thote jo ose te shohim. ndonjehere me thot qe do e bejme ose do vemi gje qe sdodh kurr.tani gjithmon e me pak i kerkoj pasi sdua te marr ndonje pergjgije nergative. shpesh here mendoj se fjalet e mia do e lendoj dhe preferoj mos tia them. nuk di si te vazhdoj te reagoj apo te vazhdoj te komunikoj. shpresoj te me ndihmoni me ndonje keshill. Faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur,
Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar mendimet e ndjesitë e tua për atë cfarë të shqetëson.
Duket që kjo është një periudhë sensitive në jetën tënde për të kuptuar veten, raportet me të tjerët, dinamikat në familje dhe atë që ti përmend si më të rëndësishme që është stabilizimi i një komunikimi ku të ndjehesh rehat për të shprehur gjërat e tua dhe për tu dëgjuar.
Në letrën tënde, duket se ti ke shumë besim te raporti me mamin dhe dëshiron që ta kesh këtë marrëdhënie dhe cilësorë ne jetën tënde.
Ti thua që je ndjerë në disa situata jo mië ku ke perceptuar që nuk është dhënë vëmendja e duhur ndaj teje apo asaj që ke dashur të komunikosh. E kuptoj që kjo të shqetëson dhe të ka bërë të hezitosh se si të reagosh më tej. Ndonjëherë mund edhe të ndodh që ne i mbilexojmë situatat apo i përjetojmë ato me më shumë sensitivitet sec duhet prej gjendjes që jemi. Duket sikur jemi më alertë për të kapur se cfarë nuk funksionon.
Prandaj e dashur, unë të këshilloj që të komunikosh me mamin duke i thënë se cfarë je duke përjetuar, si je duke i përjetuar gjërat, cfarë të shqetëson ty konkretisht dhe duke i kërkuar mbështetjen e saj për të kuptuar. Ndonjëherë mjafton edhe thjesht një “unë nuk po ndihem mire, kam nevojë për ty tani që të më dëgjosh pasi ti je personi që kam më shumë besim” etj.
Drejtohu kështu si na je drejtuar edhe neve. Gjej një moment kur të dyja mund të jeni bashkë, e të pa shpërqëndruara nga situata apo familjarë të tjerë.
Komunikimi dhe fjalët janë fuqi e madhe për të kuptuar prespektivën tonë dhe të tjerëve por edhe për të rregulluar gjërat që nuk shkojnë.
Të uroj gjithë të mirat më tej dhe mirëpres të na shkruash shpejt se si kanë shkuar gjërat,
Almandina