17.09.2018
Pershendetje, kam gati 1 muaj qe kam zbuluar tradhetin e burrit dhe u largova nga shtepia me kembngulejen e tij dhe te familjavreve une u riktheve perseri. Por ky rikthim po me cmend sa mendoj se kam ren ne depresion. Nuk mundem ta pranoj dot kete qe ka ndodhur. Kemi nje muaj cdo dite vetem fjale. Une kam dhe 2 vajza te vogla qe dhe per to nuk kam nerva te kujdesem. Nderkohe kam 2 vite qe kam zbuluar se kam nje semundej te rend dhe kjo ndikon akoma me keq . Do doja dike me ke te flisaj per problemet emia dhe tia tregoja me radh. Per te me orientuar drejte nje zgjidhje. Kam frike per shendetin tim. Sepse brenda muajt kam rene ne pesh 8 kg
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje! Me vjen keq per semundjen me te cilen po perballesh qe prej dy vitesh dhe me lejo te te them qe gjeja me e rendesishme per t’u bere eshte te kujdesesh per veten, shendetin tend fizik dhe mendor. Nese ti ke mundesi, do te ishte shume mire te takoheshe me nje psikolog pasi ke nevoje dukshem per dike te paanshem dhe te paperfshire emocionalisht qe te te degjoje e te te mbeshtese ne keto perballje te veshtira si semundja, tradhtia e te tjera qe vijne si pasoje e tyre. Ajo cka mund te them une ketu eshte se pavaresisht sa te aferta dhe influencuese te jene marredheniet e tua me familjen tende, tradhtia eshte nje ceshtje e ciftit, pra midis burrit dhe gruas, as e prinderve as e femijeve. Ju takon ju te dyve te merreni me te dhe nuk eshte nje gje qe zgjidhet ose zhbehet nga sot ne neser. Ka nevoje per kohe qe ti te kuptosh cfare do te besh vertete me pas, te ndahesh apo te vazhdosh te rrish; te kuptosh cfare qendrimi ka bashkeshorti ndaj asaj qe ka bere, sa e rendesishme apo e parendesishme eshte per te; te nxjerresh zemerimin qe kjo gje te shkakton, etj. Kembengulja e tij per tu kthyer ti ne shtepi eshte per arsye se nuk e pranon qe ti te largoheh apo te ndahesh prej tij? Apo eshte shprehje e pendimit e keqardhjes se tij per ate qe ka ndodhur? Eshte hera e pare qe perballeni me nje situate te tille apo eshte kriza e pare e ketij lloji ne cift? Nese eshte kjo e fundit, duhet te kesh parasysh qe situatat e veshtira shendetesore ashtu si dhe te llojit financiar behen shkak per ta vene ne krize nje marredhenie. Ashtu si mund ta vesh re dhe ashtu si ti vete thua, ka shume gjera qe do te ishte ti merrje me rradhe, prandaj e perseris qe eshte mire te kerkosh dike pasi ke nevoje per mbeshtetje dhe per te fituar qartesi. Me pas mund te marresh vete vendimet me te mira per veten dhe femijet e tu.