02.05.2019
Kam nje problem me shoqet e ngushta 2 shoqe te ngushta. Kohet e fundit kam ndjere se ato kane filluar te me largojne. Kane filluar te merren me 2 djem te tjere qe i kane perpara tyre me banke. Nuk shqetesohem qe kane zene shoqeri me ta por me shqeteson fakti qe kane filluar te me largojne qeshin me ta merren me ta nderkohe qe une i therras per ndonje gje ato bejne sikur nuk degjojne si mosperfillese. Edhe kur jemi bashke ato te 2 flasin vetem per ato. Me duket sikur me mbajne afer vetem per perfitime dmth kur kane nevoje. Kam filluar te ndihem shume e vetmuar dhe pa asnje shoqe. 2 shoqet qe i dija mete mirat kane filluar te mos me perfillin me shoqja e bankes ajo e lagjes. Kam hyre edhe ne pubertet. Ju lutem me ndihmoni.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur!
Faleminderit qe e ndave shqetesimin tend me ne ne nje menyre kaq te sinqerte.
E kuptoj qe ndihesh e vetmuar per shkak te largimit dhe mosperfilljes nga dy shoqet qe deri para pak kohesh i kishe shoqet me te aferta dhe me te mira. Ndryshime te tilla mund te ndodhin ne moshen e pubertetit per çdo vajze apo djale. Meqe ke filluar te ndihesh vetem dhe e mosperfillur nga ato te dyja, une te sugjeroj te flasesh me to hapur dhe ne menyre te sinqerte, siç ke shkruar edhe letren. Tregoju sesi ndihesh dhe sa te nevojshme e ke te degjohesh dhe te jesh afer tyre ne kete periudhe. Folu sinqerisht per ndjenjat e tua dhe shqetesimin qe po perjeton qekur ato kane filluar te ndryshojne sjellje.
Shoqeria eshte e rendesishme ne çdo moshe, sidomos ne moshen tende, pasi shoqet dhe shoket jane njerez te te cilet mund te mbeshtetesh per shume gjera nese ke nevoje.
Shpresoj te gjesh mirekuptimin e tyre dhe nese mendon se do ta kesh te veshtire ose nuk do te te kuptojne, mund te na shkruash serish. Kam besim se do t’ia dalesh!
Te pershendes!
Lediona Braho
Psikologe
Edhe un mendoj se ti duhet Tu flasesh atyre qe edhe ato të mendojne Pak me shumë per Ty meqenëse ti qenke edhe ne fazen e pubertetit.
Të sugjeroj fillimisht të qetesohesh
Sepse nëse mendon të flasesh me to duke bertiur ti nuk do zgjidhesh asgje