05.05.2019
Prsh nukjevet Doja te ndaja me ju dicka qe me shqeteson shume kohet e fundit , ka lidhje me marredhien me shoqen time. Shoqja ime nje vajze “shume e mire” , “e shkelqyer” por ja qe na doli dikush tjeter. Ajo ka qene shoqja ime me e mire per 3 vite gjysem Por ka ardhur nje moment ne te cilin une jam shume e zhgenjyer me te. Ajo gjate gjithe kohes me genjen me mashtron per cdo gje , ate gje qe ma thote sot do te ma thote ndryshe neser. Me merr leke thote do ti jap por nuk mi jep me. Me vjedh gjerat e mia. Ajo kujton se une nuk i kuptoj , por ne te vertete i kuptoj te gjitha. Jam ne nje hall te mall pasi nuk di c te bej tja perplas ne sy apo te vazhdoj keshtu , duke u ndjer keq me veten time. Ju lutem me jepni nje keshille. Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Ju falenderoj qe na shkruani per shqetesimin tuaj!
Se pari duhet te kuptoni se definicioni me i shkurter i shoqerise eshte besimi dhe vlersimi per njeri tjetrin. Nese nuk ke besim nuk mendoj se ja vlen as qe te vazhdohet me ate miqesi sidomos kur e di qe te cenohen gjera personale me vlera. Une te kisha sugjeroj qe tia beni me dije cdo gje dhe se ti je e vetedijshme. Duhet ti vendosesh kufi te qarta per parimet e tua dhe te mos i cenoje ato. Per ndryshe, bota ka plote miq te tjere qe mund ti krijosh me kalimin e kohes.
Cdo te mire,
Erduani