Këshilla/Blog

Oli 06.10.2019

Doktoresha pershendetje.

Ju lutem keni durim dhe lexojeni sms time pasi eshte urgjente dhe serioze per mua

Atehere une po te tregoj problemin tim se perse dua te konsultohem me ju.

Une jam nje vajze 24 vjece dhe kam probleme me perqendrimin apo durimin tim nuk e di si mund ta quaj.

Kam pasur nje femijeri jo shume te mire pasi babai im konsumonte alkol dhe kam pasur shume dhune psikogjike qe nga torturimi i tv me ze te larte gjithe naten etj.
Dhe qe atehere kam krijuar kete gjendje
Kam kaluar shume sfida te veshtira ne jete
Babai vdiqa kur isha 15 vjece dhe une jam vajze e vetme me mamane time vetem te dyja
Para 5 vjetesh u fejova dhe u ndava pas 2 vite lidhje
Dhe tani kam krijuar nje lidhje 1 vjecare por jo perseri me te mirat e mundshme pasi mbeta shtatzan dhe abortova para 1 muaji e gjysem me deshiren e te fejuarit isha 4 javeshe shtatzan gje e cila me ka shkateruar.
Jam aktualisht e ndare prej 1 muaji.

Behem shume nervoze per gjithcka fiksohem tek nje zhurme e vogel dhe nuk e duroj dot. Sikur edhe te me flasin nje fjale me ze te ulet. Apo edhe komshinjte lart nuk i duroj dot te ecin.

Shpjegova qe kete gjendje e kam qe e vogel dhe me shfaqet sa here qe une jam keq perjetoj dicka

Ndihem sh e lodhur e keputur me prihen kembet dhe me dridhet trupi

Nuk dua te shkoj ne shtepi thjesht dua nje dhome te izoluar me nje qetesi shurdhuese dhe te jem vetem te rri.

Mendoj seriozisht shume here vetvrasjen pasi qe me duket sikur do cmendem dhe nuk dua te mbetem ashtu e cmendur me mire te vdes.

Nuk e di si mund te gjej shpetim nga kjo gjendje dhe a ka sherim?? Mundet te me ndihmoni do ju lutesha pa fund . Te falenderoj nqs lexoni sms dhe me ktheni nje pergjigje..

Ju faleminderit!

  1. MD, MSc. Azra Kraja says:

    E dashur Oli,
    E lexova letren tende me shume dhimbje dhe te falenderoj qe gjete guximin te na shkruash dhe te kerkosh ndihme.
    Situata e veshtire ne te cilen je rritur ka ndikuar ne mundesine tende per t’u ndjere e qete dhe e sigurte. Ndoshta kjo është shfaqur edhe ne marredheniet e tua dashurore, nuk e di sa e ke ndjere apo ke arritur ta shprehesh dhe sa eshte kuptuar nga partneri.
    Me vjen keq qe je ndjere e detyruar te nderpresesh shtatzanine dhe e kuptoj qe kjo mund te kete ndikuar ne prishjen e
    marredhenies se fundit.
    Mendoj se nervozizmi ne lidhje me zhurmat e vogla lidhet me nje gjendje te trazuar brenda teje dhe deshira per te gjetur qetesi me nje dhome te erret apo nepermjet vetevrasjes mund te duket si shpetim nga mendimet dhe ndjenjat qe te shkaktojne vuajtje.
    Nese kjo eshte hera e pare qe kerkon ndihme profesionale, te përgëzoj dhe te inkurajoj te vazhdosh me tej. Nese ke mundesi te kerkosh terapi psikologjike mendoj se do te te ndihmonte shume te procesosh vuajtjet qe ke kaluar dhe si lidhen ato me imazhin tend te vetes, marredheniet me te tjeret dhe pikepamjet qe ke per jeten. Nese e ndjen te nevojshme te flasesh me nje mjek per mundesi trajtimi per nje kohe te caktuar derisa te fillosh te ndihesh pak me mire, do te ishte po ashtu nje
    mbeshtetje e mire per ty.

    Je e mirepritur te shkruash serish nese ke akoma dicka per te shtuar dhe te uroj me te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV