Ada 04.07.2024
Pershendetje,
Para pak ditesh mora vesh qe jam 3-4 javeshe shtatezane. Deshiroj te bej abort medikal, sic edhe me eshte sugjeruar nga gjinekologia ime. Ju lutem nese mund te me ndihmoni me emrin e ndonje farmacie ku mund te gjej mjekimin. Perndryshe do vras veten. Flm.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Ada dhe faleminderit qe na ke shkruar. Medikamentet qe perdoren per abort mund te gjenden ne cdo farmaci, megjitahte perpara se te merrni nje vendim perfundimtar ne kryerjen e abortit ju rekoamndojme te konsultoheni dhe nje here me mjeken tuaj mbi medikamentin, efektet anesore qe ka ne organizem si dhe menyren e administrimit te tij.
Cdo te mire,
Stafi i nukjevetem
Pershendetje serish,
Jam konsultuar me mjeken dhe kam vendosur qe te vijoj me abortimin. Megjithese mjekja me tha qe medikamentet mund t’i gjej ne farmaci, ajo nuk me informoi me emertimin e tyre. Kam pyetur me mbi dhjetra farmaci ne Tirane por te gjithe me kane thene qe medikamentet per abortin jane te paligjshme ne Shqiperi. Ju lutem me ndihmoni pasi po kaloj nje ngarkese shume te madhe psikologjike.
Faleminderit.
Përshëndetje Ada,
Faleminderit që na ke shkruar përsëri dhe na ke besuar me shqetësimet e tua.
Jemi të vetëdijshëm se po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe duam të të ofrojmë mbështetje maksimale. Është e rëndësishme të ndjekësh këshillat e mjekes tënde dhe të mbetesh në kontakt të ngushtë me të gjatë këtij procesi.
Gjithashtu, është e rëndësishme të kujdesesh për mirëqenien tënde emocionale. Nëse ndihesh shumë e ngarkuar psikologjikisht, mos hezito të kërkosh ndihmën e një psikologu.
Ne jemi këtu për të të mbështetur në çdo hap. Nëse ke ndonjë pyetje tjetër ose ke nevojë për më shumë informacion, të lutem na shkruaj përsëri.
Gjithë të mirat,
Stafi i Nukjevetem