Këshilla/Blog

Emily 10.10.2019

Pershendetje , jam e sapo martuar dhe jetoj ne londer , ndihem shume e stresuar sepse shumicen e kohes jam vetem , burri eshte ne pune gjithe diten , me bie te rri shume pak me te , edhe pse duhemi shumee. Para disa muajsh kalova nje abort spontan dhe kjo gje me ka stresuar akoma me shume sepse e doja . Ndoshta po dukem egoiste por e mendoja edhe si shpetim nga “vetmia” gjate dites , kisha dicka shume te bukur qe mund te kujdesesa dhe te rrija me te . Nuk kam afer shume njerez , vtm disa nga njerezit e burrit . Vazhdoj e mendoj gjera negative dhe me krijohet stres shume i madh . Kam nevoje per disa keshilla qe mos te arrij ne depresion , faleminderit.

  1. MSc. Klodjana Gjika says:

    Përshendetje Emily,
    Duket që përtej situatës tënde të vetmisë dhe monotonisë, nuk është pak të pësosh një abort. Më vjen keq për këtë! Me siguri gjendja jote emocionale nuk ka qënë e lehtë dhe duket se po bën maksimumin për të mos rënë pre e depresionit. Mendimi i gjërave negative që thua dhe
    stresi po ashtu duket se vijnë nga të gjitha këto vështirësi, pra vijnë si tregues të asaj që po ndodh më thelle brenda teje. Të gjitha pritshmëritë dhe shpresat që kanë lindur me shtatëzaninë mund të kenë ndikuar në shumëfishimin e dhimbje së humbjes. Përtej stresit siç e përshkruan ti, monotonise dhe ndryshimeve madhore në jetën tënde, mendoj se humbja e fëmijës është një ngjarje e rëndesishme, e cila ka ngjallur ndjesi të ndyshme të cilat ndikojnë në humorin dhe motivimin tënd. Nese ke mundësi të sugjeroj të flasësh me një psikoterapist ose psikoterapiste.
    Për më tej, mendoj se këshillat në përgjithësi mund të mos kanë fuqi, por të inkurajoj që të hedhësh një shikim drejt vetes, që të kuptosh çtë pëlqen të bësh, duke gjetur gjera që ty do të të kënaqnin. Mesiguri nuk është e lehtë në një ambjent të ri ku nuk njeh njerëz, por kam besim që do mund të gjesh aktivitete dhe shoqëri.
    Na shkruaj përsëri.
    Gjithë të mirat
    Klodjana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV