Fatjon 30.01.2020
Përshendetje stafi i Nuk je vetem do doja që nëpërmjet kesaj faqe të adresoja problemin tim .
Kohët e fundit kam konstatuar një dhimbje në testin e majtë të cilën do e pershkruaja si dhimbje të lehtë me karakterin e mpirjes më tepër dhe bezdisëse Paralelisht me këtë kam patur edhe dhimbje mezi e cila lokalizohet në pjesën e të dy veshkave dhe që është shoqëruar me dhimbje shpuese tek veshkat .Kam kryer analizën e urinës dhe më është komunikuar që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar megjithse unë vazhdoj dhe kam dhimbjen prezente.Cfare më këshilloni ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te kryhen
Hemokrom, kreatininemia, azotemia, ast, alt, ggt, bilirubina totale , bilirubina direkte, bilirubina indirekte, amilaza, lipaza, an. Urine ,
urokulture, Ekografia abdominale, Ekodoppler skrotale
Me pergjigjet e ketyre analizave konsulte urologjike