Ana 30.01.2020
Pershendetje. Me daten 17 dhjetor pata nje abort sponta ne javen e 7, pas nje hemoragjie dhe pastrimin e bera ne spital. Sekrecionet me vazhduam per 21 dite. . Me daten 25 me erdhen periodat, dhimjet e barkut nk i kisha te medha dhe rrjedhja ishte me e lehte se heret e tjera, mos ndoshta duhet te shqetesohem per kete se mos kam ndonje bllokim dhe duhet te bej ndonje kontroll ? Ky eshte aborti i 2 pasi dhe nje e kam pasur me qershor dhe ne te 2 rastet me del cdo gje mire. Por me ben shume pershtypje se simptomat per te dy abortet i kam pasur te ndryshme .. se ne abortit e para e bera me hapa dhe pastrim sepse zhvillimi i femijes kishte ndalur , ndersa me kete kam pasur hemoragji .. flm shume nga ju
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Jo, nuk mendoj se duhet te shqetesoheni. Nderhyrja ( pastrimi, sic e quani ju) mund te kete lehtesuar sado pak hapjen e qafes se mitres dhe mund te kete ndikuar te pakesimi i dhimbjeve. Nje kontroll pas nderhyrjes gjithmone rekomandohet, gjithsesi. Ju uroj mbaresi.