Keisi 08.06.2020
Mrm nuk di si te ja nisi jam nji vajz 23 vjece kam 5 vjet qe jam e martuar dhe kam nji vajz 3 vjece ……me burrin kam pas shum konflikte jam munduar qe ti perballoj por nuk ja kam dal….sikur te burri nuk kam at ngrohtesin qe kerkon nji femer
Para 4 muajsh ka shkuar ne itali un kam filluar pun ne market….aty kam pas ngacmime nga nje djal qe e refuzova disa her por ne fund me bani per vete edhe nisi qe te kontaktoj me te ashtu zgjati 2 3 muj tu kontaktu por ne vazhdim u takova 2 her me te qe nuk ndodhi gje….por me aty u morr vesht qe un kam komunikuar me ate person por ndihem shum keq se kan fillur duke then fjal fyse per mu saqe jam ndjer shum keq….saqe kam filluar duke lendu vedin saqe kam menduar edhe vetvrasjen smund ta perballoj ket qe me ka ndodh…..ndihem shum keq
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje
Nga sa shkruani më sipër më krijohet përshtypja se jetoni në një konflikt me veten (keni brendësuar konfliktin me bashkëshortin) të cilin nuk po mundeni ti jepni një zgjidhje. Ose më saktë e keni bërë të pazgjidhshëm. Është e zakonshme për një grua që ta shohë një shqetësim të tillë – problemin me bashkëshortin dhe konfliktet me te – si diçka pa rrugëdalje dhe sikur vetë ajo nuk ka një zgjedhje – sidomos në kontekste që e përforcojnë këtë lloj disfatizmi. Njësoj sikur gjerat duhet te ndodhin vete dhe që ajo vetë nuk ka ndonjë rol si protagoniste por vetem si deshmitare. Sigurisht veshtirësité objektive ekzistojne (kushtet ekonomike, kultura etj) gjithashtu dhe ato subjektive (si psh fakti që së bashku keni nje vajze). Duket sikur në vend të një “rrugëdalje” keni preferuar një “qorrsokak”, një trill me një person tjetër. Dhe pas kësaj ka ndodhur ajo që çuditërisht nuk duhet të ndodhte. Tani e ke “fajin” ti dhe në vend që kjo fantazi (të ishe e lumtur) të bëhej realitet përmes një zgjedhje tanime në horizont duket se ka vetëndëshkim, I cili ne vetvete eshte absurd pasi eshte e kundërta e asaj që doje të bëje – te ishe e lumtur. Duket sikur zgjodhe të mos zgjedhesh (pra që te ndodhin gjerat) ose sikur zgjodhe më shumë të ndëshkosh bashkéshortin (fakti qe u mor vesh qe kishe dale me dike), se sa të jesh e lirë. Ti tani smund të ngresh shqetsimin tënd të mëparshëm që kishe me bashkéshortin, nuk mund të bisedosh me te apo te besh një zgjedhje reale nese marrëdhënia juaj ishte ajo qe duhej të ishte apo jo? Nese ta pasurit e nje fëmije ishte një motivim I mjaftueshëm per të vazhduar martesen apo jo? Nëse ngrohtësia që kërkon një femër është një e drejtë e saj Etj. Të gjitha këto cështje nuk mund të ngrihen më tani, pasi tani ka një çështje më “madhore” se lumturia jote. Opinioni. Tani ti je e akuzuara. E drejta ka kaluar në krahun tjetër. E sjell kete ne vemendje vetem per faktin se mua me duket se ti vete ke sabotuar mundesinë tende per ti zgjidhur gjerat. Duket sikur dëshira për ta lenduar ate qe të ka lénduar (ose qe nuk te ka bere te lumtur) ishte me e fortë se dëshira për té qenë e lire. Kjo mund te sjellë disa ndjenja reale në fajin që përjeton, por nuk do të thote që ti nuk meriton ende një zgjedhje të vertetë. Gratë kur nuk janë të lumtura ose sëmuren ose fillojnë një marrëdhenie jashtë martese pasi u duket sikur eshte shume vone për të bëre dicka tjetër ose ndihen të pashpresa per te rregulluar martesen. Ti në këtë moment as nuk semuresh dot as nuk ben dot me trille (realisht nuk ke dashur te besh). Me duket se konfliktin qe ke brenda dhe po te ben te lendosh veten dhe te mendosh me te keqen duhet ta artikulosh, ta shtrosh edhe njehere me bashkeshortin, ti japesh ze dhe te bisedosh duke u nisur nga lumturia jote që meriton dhe jo nga deshperimi yt qe të perndjek.
Gjithe te mirat dhe je e mirepritur.