Dea 21.09.2020
Pershendetje jam 21 vjeq para nje muaji kisha abort spontan ne javen e katert ishte shtatezania e pare.
Cikli me erdhi ne kohe mirepo tani ne ditet e fundit te ciklit po ndjej dhembje ne fund te barkut anen e djathte qe me shkakton dhe mpirje ne kembe,keshtu dhembje kisha gjate kohes qe isha shtatezane por pasi filloi aborti dhembja u ndal.
Tek gjinekologu isha pas abortit me tha se jam mire per kete dhembje nuk fola sepse nuk e kisha me.
A eshte diqka normale pas abortit ne ciklet e para apo eshte diqka shqetesuese.
Faleminderit shume per ndihmen tuaj.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. Dhimbja mund te jete per shume arsye, sidomos gjate ciklit. Derisa keni bere kontroll tek mjeku dhe ju ka thene qe jeni mire, nuk besoj se eshte per t’u shqetesuar. Po vazhdoi edhe pas ciklit, ju duhet nje rikontroll tjeter.
Gjithe te mirat