Këshilla/Blog

Vjollca 05.10.2020

Pershendetje
Muajin e kaluar mu vonuan dhe bera nje test shtatzanie dhe doli pozitiv pershkak te nje hemoragjie deshtova, mirpo edhe kete muaj me jav vonuar 5 dite dhe gjoksi im eshte shume i ndjeshem dhe nuk ndjehem mire ne lukth kam dhe shume gjume,dua të mbes shtatzan dhe a ka mundsi qe jam.
Dhe nese jam si duhet te kem kujdes qe te mos kem hemoragji, se ketu në vendin ku jetoj deri ne muajin e 3-të te shtatzanis nuk mund te shnosh ne vizite gjenekologjike.

  1. Elona says:

    Pershendetje e dashur edhe une pata abort ne javen e katert te shtatezanise te pakten nje muaj me tha mjeku qe te pres ciklin e pare pastaj mund te provoj prap per nje shtatezani te dyte.
    Uroj shume qe te jesh dhe te shkoj mbare,mirepo pas nje aborti mund te kete qrregullime ne cikel,por per tu siguruar beje nje test dhe sa per te mos deshtuar prap mos e lodh veten nuk mund te beshe asgje tjeter.
    Nuk mund te shkosh ne kontroll deri ne 3 muaj mirepo nese e sheh te nevojshme drejtohu ne urgjence.
    Te uroj fat.

  2. Vjollca says:

    Faleminderit shume e dashur Elona je shume e mire.
    Bera testin dhe me doli pozitiv,ty te uroje shume fate ne jete.

  3. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje. Deshtimet ne javet e para te barres, per fat te keq, na pelqen ose jo kjo, nuk mund te mjekohen apo kontrollohen. Rekomandohet fillimi i acidit folik qe para se te filloni te tentoni per shtatzani, se ndihmon ne parandalimin e keqformimit te shtylles kurrizore dhe te trurit, per pasoje parandalon dhe abortet e shkaktuara per kete shkak. Vetem kur jane bere tre aborte rresht, atehere rekomandohen nje liste e gjate me analiza dhe mjekime para apo qe ne momentin qe kuptohet shtatzania. Por ju nuk jeni te kjo pike, prandaj merreni me me qetesi. Vetem 5 % e grave qe kane nje bere nje abort, mund te bejne nje abort te dyte. Pra, 95% e tyre do vazhdojne nje shtatzani pasardhese krejt normale. Gjithe te mirat.
    Dr. Elinda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV