Këshilla/Blog

vladimirazahaj 12.10.2020

Pershendetje doja tjy pyesja
Tashme kan kaluar 4 jav e 3 dit pas abortiti im 11javes dhe ende skam cikel a esht shjetesuese kjo gje kur mund te vi cikli ?
Un skam oreks me qe prej abortit nennj muaj kam ren 10 kile por keto kohet e fundit ndjej si fryrje barku eshte normale kjo fryrje? gjithashu dhe zhurme ne zorr a mos lidhet me abortin apo dicka nuk shkon pas abortit nuk kam kryer mardhenje a duhet te shjetesohem ?

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje. Menstruacioni i pare pas abortit zakonisht vjen 28-30-40 dite nga dita qe ka ndodhur aborti. Pra, eshte nje vonese e pakonsiderueshme kjo e juaja. Nga ana tjeter, 10 kg per 4-5 jave jane shume, duhet te kujdeseni per ushqimin dhe te kontrolloni nivelin e stresit tuaj qe po perjetoni. Fryrja e barkut dhe kercitjet e zorreve kane te bejne me sistetim tretes, mund te jeni ftohur ose mund te jeni para menstruacioneve, nuk ka asgje lidhje me abortin. Nese do kishit shqetesime, do ishin dhimbje, hemoragji, sekrecione me ere te keqe etj. Mos e lodhni veten me shume. Qofshi mire.
    Dr. Elinda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV