Këshilla/Blog

Albonita 16.01.2021

Pershendetje…
Jam grua e moshes 48 vjecare.Isha e mendimit se jeten, njeriu vet mund ta organizoj dhe ta çoj sipas planeve dhe kerkesave te tija. Nene e tre femijeve, dy vajza te rritura , student te dalluara dhe nji djale te moshes 9 vjecare edhe ky i shquar per talent ne sferen e muzikes. Ekonomikisht, mesatarisht dhe me eshte duhur shum te sakrifikoj per te aritur ti plotesoj kerkesat ekonomike. Isha e kenaqur me jeten bashkeshortore dhe me aritjet e femijeve, pas nji mundi shum te madh.Bashkeshorti eshte i urte dhe kjo me ka ndihmuar ti realizoj vizionet e jetes sime. Mangesia ishte sepse nuk me ka mbrojtur para njerezve dhe cdo here duket se une isha e keqja dhe ai i miri, ashtuqe kjo u reflektua edhe tek femijet. Njehere kishin te drejte te familjes se tij (nena, motra etj) pastaj femijet. Kur une i plotesova te gjitha kerkesat si nje nuse shqiptare dhe erdhi koha ti kthehem vetvetes dhe rehatise,dhe pernjehere jeta mu permbys.
Edhepse nuk ariti te shkollohet ne nivelin tim, posedon nje kapacitet per te cilin une e vleresoja dhe mundohesha qe ne cdo menyre ta ngrej qe te mos ndjehet keq. Por gjithashtu per te gjetur edhe nje pune qe do ta ngrente ne nje nivel me te larte. Asesi nuk vendosi te kryente fakultetin e lene pergjysem dhe u detyrua te punonte si kamarier. Me mir me pune se sa pa pune, edhepse orari deri vone , une nuk kam pare arsye per dyshime. Jetoja e qete, me besimin e plote. Kisha vertetuar se bashkeshorti sillej korekt dhe me sjellje te ngritur dhe te kufizur ne pune. E falenderoja zotin se jam mire dhe se shyqir qe sme ka provuar me dicka qe sdo te kisha mundur ta duroja.
Cdo her deshironte te shkonte ne Gjermani, por une kam qenë kunder pasi kisha pune . Atje ishte edhe para marteses. Me dukeshte se i mungon ajo jete. Pasiqe femijet shprehen deshire qe te shkonin ne Gjermani per te sdudijuar dhe pasi u krijua nje besnikeri 22 vjecare nuk ishte me problem qe ai te shkonte te punoje atje.Kuptohet per nje jete me te mire.
Vitin e kaluar, iu ofrua nje shanc te shkon te punon ne diku, kuptohet sezoni i veres. Prej aty filloi edhe tatepjeta e jetes sime.Njekohesisht edhe vajza me shkoi ne Gjermani. Kjo e fundit mu dhims me teper sepse u detyrua te largohet nga shtepia per shkak te kushteve ekonomike dhe sepse ishte e re. Une mbeta vet me vajzen e dyte dhe djalin i cili i mesuar me babain qante per cdo dite duke e kerkuar.Me shkuarjen e tyre njerezit menduan se ne nuk do të dime ka ti cojme parat, ashtuqe u shfaqen disa shenja xhelozie por un nuk ua vara veshin.
Ne bisede e siper ai shfaqi deshire qe ne te shkojme ne pushim atje dhe une prej mallit dhe merzise i them te gjej banese me dy dhoma. Mirepo ai me con foto te nji banese me nji dhome. Duke u arsyetuar se është shtrenjtë. Kuptohet standardi i atij vendi, dhe i thashe se nuk është patjetër shkonim.Ai fitonte mire, dhe disi me bindi te shkojme dhe se do te gjente nje banese tjeter. Keshtu edhe u be.
Atje ne sezone kishin qene edhe familja e shefit te restoranit dhe vellezerve te tij. Me te shkuar une atje verejta se burri ishte dobesuar aq shume dhe aq shume mu dhims kur e pashe se si punonte dhe kushtet ku flente vet i gjashti në nje dhome. Ashtuqe u merzita shume. Atje u njoftuam edhe me familjen e shefit dhe ata isistuan te shkonim te ata per darke, une me femijet. Ne u vendosem ne banese me dy dhoma. Dita e pare kaloi, ai mudeshte te rrinte me neve deri ne oren 12 dhe pastaj shkonte ne pune. Sishte problem. Pas dite erdhi me femijet gruaja e shefit perseri dhe ndejti me ne ne plazh. Brenda kohes shoh se si ajo me ben aq teper nder qe me vinte rende, sepse une nuk shkova te ata,por thjesht ne pushim dhe ta shof burrin tim.Gjate telefonatave qe i bente ajo u thoshte njerezve se ato kishin mysafire, per ne. Gjate gjithe kohes mundohesha mos bi poshte, dhe tju tregoj se nuk jam tip qe do ta kisha shrytezuar dikend. Ishte nje femer e pashkolluar, mirepo une di se si gjindem me gjith njerezit ashtuqe nuk ishte problem, biseda rrodhi. Nata e dyte ne banese pas bisedave ndodhi nje zenke e vogel. E mora si normale dhe rame, edhe pse prita te me afrohet ai ra dhe e zuri gjumi,si ndonji dru I thatë. Ne rregull eshte i lodhur thash me vete.
Te nesermen ishte feste dhe kjo mikja me fton edhe mua te shkojme te hame darke ne restoran, se do te shkonin ata familjarisht me kunatat, dhe insistoi te shkojme edhe ne. Une pata planifikuar te jem me familjen time.Pas konsultimeve me burin me tha se edhe shefi na kishte ftuar. Ne rregull edhe pse u ngushtova, deshiroja tjau bej me dije se nuk kam shkuar ti ngushtoj, por per shkak te planeve tona.
Mikja ishte rreth moshes 32-33 vjecare, me trup me te larte se une dhe nuk kishte ndonje bukuri. Por mbante trupin drejte dhe kishte nje shikim, sikur shponte me sy, dhe se gjithka i interesonte. Ne bisede e siper me tregon se si ajo i lan dhe i hekuros rrobat e punetoreve ,me coi te dhoma ku flente burri im,ma tregoi krevatin, filloi te flet mire per burin tim dhe se jan te interesuar ta marin edhe vitin e ardhshem. Ne rregull ashtu ishte ku ka punuar eshte dalluar per sjellje dhe per pune.
Erdhi na mori zonja, pas nji shetitje me ata kunata , femije shkuam ne restoran. Ate e kisha perballe dhe bisedonim. Verej se shikimin e mban krejtsisht dikund andej kendej. Kur kthehem cte shoh ?! Ajo percillte me sy burrin tim. Ok, ka te tilla, pranova. Por kur verej se edhe ky kthehet dhe shikon nga ajo dhe dikur kur i kujtohem kthen shikimin nga une. Terhoqa karrigen mbrapa dhe thash o zot cme gjeti. Ai i cili mbremë i lodhur, sot shkelqente nga sharmi dhe perdorte disa gjeste rinije kur ishim ne ne lidhje. Shoh burrin tim te dashuruar, mu duk se ai fluturonte nga gezimi. Ai i cili mu dhimt aq shum dhe qe ishte dobesuar aq shum! Mu duk se qielli me ra ne koke. Cme gjeti? Te kush? Miliona pyetje mu sollen ne koke. Heshta, e mbajta veten. Te nesermen ajo vazhdoi te na shoqeroj, vajzes ju bene banale, donte qetesi pushimi! Ne takim me burrat, verej se ajo perseri sikur donte ta han me sy kete timin edhe ky, nga ajo se pari shikon pastaj kthehet nga une. Ajo se kishte gajle se kishte burrin aty, se isha une ose kunetet dhe kunatat. Heshta per nja dy dite. I them vajzes:-He moj bij shife edhe ti, mos jam gabim mami. Jo, me thotë nuk je gabim po tek ajo duket fare mire, te babi se di. Ndjeva rrezik per shokun dhe i thashe: Si mundesh ti keshtu. Ai me tha se nuk dinte gje, se silleshte nomal dhe se ska bere gjera te tilla dhe nuk ben. Bente be se nuk e ka shikuar me qellim po normal sikur krejt. Shoku filloi te ruhet e ajo e ndjekte perseri. Na lodhi per gjatë kohes se pushimit duke mos mundur te rrim vet, dhe duke na bere nder. U kthyem ne shtepi dhe pas bisedes ku ai me bindi se eshte i vetedijshem u rahatova disi.
Erdhi koha qe te kthehen njeher shoku pastaj vajza. Vajza menjehere u adaptua, pas stresit te punes, kurse ky njehere mire pas dy javeve filloi te tregon njefare ftohtesie ndaj meje,sikur e kontrollonte telefonin. E zente gjumi si nje dru ne shtrat. Fillova te shqetesohem. Filluam edhe mos te flasim, planet qe i kishim bere per parate filloi tju shmanget, derisa shpertheu grindja dhe akuzatat e mia se ai me kishte tradhtuar. Edhe vajza i tha ne fytyre se cfar kishte pare. Jo seshte e vertete, jo se ai asnjehere skishte bere gjera te tilla, dhe se kishte shkuar per pune. Njemije arsye. E pyetjes sime pse sillej ftohte iu pergjigj se ka ndjere nje te shpuar ne fyt dhe ska dashur te me merakos edhe mua?! Keshtu filloi problemi. Filloi te me shqeteson sjellja e tij indiferente. Njehere bente shum per mua, e njehere as nuk me verente ne afersi. Nuk bisedonte me me mua dhe i humben shprehite kur ne per ndonje moment ishim vet. Ndonjehere leshonte edhe ndonje kritike ndaj meje. U punesua prap ku kishte punuar me par por me nje shef tjeter. Filloi te vonohet disa here, me arsye se kishin pasur pune me vone, shefi, e te tilla. Filloi shqetesimi, mundohesha te mos e jap veten para tij, ne prani mire por pasi te shkonte ai filloja te qaja per dertin se cme gjeti? Fillova te ndjej ne trupin e tij se eshte i prekur nga tjeter. Se me njollonte edhe mua dhe smundesha ta duroja kete. Mu kujtua se kisha nje psikolog te njohur. Ai filloi me terapi dhe keshilla dhe më këshilloi që ta terheq nga une. Mundohesha te akrtoj ne shtrat, a ne thellesi ndjeja se eshte i prekur nga tjetra, e ndjeja se nuk me don. Keshtuqe sa te dilte ai prej shtepie vetem qaja per ate se cme gjeti? Ne kete moshe kur duhesha ti martoj vajzat une te merem me problem dashurie. Disa here edhe i thoja , e ai vazhdonte me arsyet e tij.- Jo nuk eshte e vertete ,ai vec shkon ne pune e keshtu me rradhe.
Ajo jeton larg neve dhe erdha disi ne perfundim se mund te jet edhe ndonje tjeter. Por kush? Gjeta nje programmer per tia kontrolluar viberin dhe telefonin dhe poziten ku ndodhet , me dilnin disa numra pa viber ashtuqe smundesha ta dij se si duken? Vendosa te hesht, aktroja se gjithca eshte ne rregull. Gjate gjith kohes qaja,naten dridhesha nga kjo ndjenje e sidomos ne intimitet kur duhesha te bej se gjithcka eshte ne rregull. Nga njera ane e doja shum, e nga tjetra e ndjeja trathtine. Naten nuk fleja, diten ne pune ashtuqe humba edhe shum ne peshe gjoja se mbaja nje diete. Fillova ti parashtroj pyetje vetes se per cfar nuk vleja pas 22 viteve martese dhe sakrifice. I posedoj te gjitha: Bukuri ,pune, karakter , sakrifice e gjithcka kisha bere per te.Shihja se diçka po ndodh, nje realitet të cilin nuk doja ta pranoja Ishin ne pyetje vajzat e rritura dhe djali qe ende ka nevoje per ne? Zdija Cte beja? Vjen e keqja celja deren! Nuk mundesha me asnji te familjes ta celi kete teme. Pas sa viteve nuk do te besonin dhe sot nuk me besojne. Nje nate verejta 4 vija te grithurash ne pjesen e mrapme , heshta! Heren tjeter I thash se ku eshte gervishtur? Ne moment ndryshoi poziten dhe nuk mu pergjigj! Ishin 4 te grithura nga thojn, ashtu dukeshte?! Frigohesha mos të gaboj, mos të akuzoj pa bazë, derisa të vërtetohesha.
Ishte 9 dhjetor viti i kaluar, pas një intimiteti, para se të shkon në punë lahet dhe vesh rrobe te lara. Këmishën e punës e vesh prej në shtëpi me një fjalë u bë gati dhe shkoi. Edhepse kishte kaluar orari i punës ora ora ishte 12:45 paraqitet ne telefon por telefonin e mer djali ashtuqë unë nuk munda të flas. Me siguri pyet se cfar duhet të blej për në shtëpi, pasi ashtu e kishte shprehi të pyeste? I paraqitem prej në viber, një zë i cuditshem?! Me flet sikur me ndërprerje, dhe sikur bën dicka në moment! Më tregoi se do të vonohet se kishte njerëz ende. Për cudi, qetësi apsolute, nuk dëgjoheshin zhurmat e pjatave ose të gotave, ose muzika e zakonshme e restorantit! Vetëm dy here dëgjova disa pëshpëritje të një zëri femre. E mbylla telefonin, ndjenjat me kapluan dhe fillova të dridhem. Shikoj në programin me GIPIES ,e nxjer në hotelin që ishe ngjitur me restoranin. Vajza e madhe vendosi ti shkoj në vend për ta kontrolluar, mirëpo ajo u vonua dhe e kishte pare duke dalur nga restorani. Pasiqë kisha vendosur të heshti pa u vërtetuar ashtu edhe bëra. Ai u kthye ne ora 01:40 min. Silleshte cuditërisht sikur të jet i sëmurë dhe shum i lodhur. Ramë në shtrat, unë dridhesha nga ndjenjat dhe përjetimet. Më thot ta vëndoj kokën në kraharorin e tij.Në nënbluzën e tij e nuhas aromën e parfumit , parfum femre, që kishte ngelur aty. Edhe sot do ta kisha dalluar atë aromë. Pasi që shqisën e nuhatjes e kam shum të zhvilluar dhe aromat më pengojnë shpesh edhe në lukth. – Ti mua më nuhat? Më thot. – Jo më është zënë hunda i them. Vendosa të aktroj, duke e prekur në pjesën e prapme të belit vërej një grithje edhe më të thellë me thonj. Ma largoi dorën prej aty. Mua nuk më zuri gjumi, por edhe ate nuk e zuri gjumi. Jam dridhur terë natën duke u munduar ta mbaj veten që të mos dallohesha. Për tu vërtetuar dhe për mos me gabuar ,pasi e zuri gjumi, jam ngritur dhe i kam nuhatur këmishën, xhemperin,parfumin e tij,por atyre nuk ju vinte erë parfumi,dmth vetëm nënbluza kundërmonte nga ajo aromë.
Kështu u vërtetua dyshimi tek unë por edhe tek vajzat. Vendosa ta përmbaja veten, dhe të gjej mënyrë për ta pare edhe me sy per tu vërtetuar,sepse përsëri nuk doja ta pranoj se kjo është duke ndodhur!
Pas dy diteve filloi nje grindje mes vajzes se madhe dhe djalit. Vajzën e luta për mirëkuptim por ajo vazhdoi. Ai me shaka i paska rënë vajzës pak në këmbë duke i thënë se duhet të jetë me tolerante ndaj djalit. Ajo reagoi shum keq. Kur unë dëgjova zërin e saj, mu ngjall instikti i nënës dhe shpërtheva! Duke I thënë se ai nuk ka të drejt të mi përbuz edhe fëmijët, se mjaft kishte bërë me mua, kështu e ashtu dhe drejt e kam sulmuar fizikisht. Asgjë smund të më ndalte as vajzat, as ai. I kam rënë me cka më ka ardhur nëpër duar. Por për cudi nuk ma kthente, vetëm mbrohej. U cmenda tërësisht dhe ia thash të gjitha faktet që kisha! Pas ndërprerjes së grindjes fizike I thash të më humb nga shtëpia (se banesën vet e kam blerë dhe paguaj kredi për ate). Pasuan arsyetimet: Nuk e kam ditur se ka ardhur puna deri këtu dhe shum e shum të tjera. Rasti më i rëndë ishte kur vajza e mori kuranin në dorë dhe i tha: Të vdeksha unë në vend babi nëse nuk e flet të vërtetën! U detyrua ta shkel kuranin! Një pamje e trishtueshme që sdo ta haroj asnjëherë. Unë I thash mos ta bënte ate se përsëri nuk do ti besoj. Dhe sot e asaj dite nuk I besoj. Keshtuqë më luteshte, arsyetoheshte se nuk ka bërë gjëra të tilla asnjëherë e kështu me rradhë.
Të nesërmen ndodhi një cudi me mua! Ishte dita kur unë thellë në vetvete e ndjeja veten. I ndjeja të tjerët me një fjal gjicka doja rreth vetes dhe falenderova Zotin që kishte përcaktuar një vend edhe për mua. Ndjeja cdo gjë rreth vetes me një fjalë e lehtëtësuar.
Pasi që ndodhi gjith ajo dhe vendosa që ai të largohet nga shtëpia, me kusht që të kujdeset për fëmijët ai nuk u largua. Ndava shtratin prej tij. Pasuan lutjet dhe sqarimet, un nuk doja të dëgjoj më. Nuk kishte qenë në gjendje të kupton se kishte ardhur puna deri aty! Edhepse unë ia kisha thënë disa here.Edhe psikologu mu duk se filloi të besoj se dicka kishte ndodhur dhe më sugjeroi ti them se duhet të zgjedh në mes të asaj dhe mua? Mirëpo psikologu punonte vec me mua,ai u sëmur ose sikur deshti ti ikte rastit mu ndërpre trajtimi. Filluan të ndodhin disa gjëra të cuditshme në shtëpi. Bashkëshorti sikur ra edhe ai në nji depression dhe kerkonte tia falja, se eshtë sjellur keq ndaj meje, se nuk ka person tjetër, nuk mund ta fut në lojë dikend pa egzistuar etj,etj. E larguan nga puna, na u prish vetura, përpak të na ndizet shtëpia nga nxemja me radiatorë, kurse ajo asgjë skishte pasur vec kishte rënë siguresa. Mua në secilën punë më dilnin pengesa. Filloi të më keqësohet gjendja, ashtuqë trishtohesha në gjum dhe pasonin qarje të pandërprera. Ai filloi të kujdeset ndaj meje dhe vendosëm të shkojmë në këshillime në psihiatri, terapia më ndihmoi, por qëllimin e kisha të zbuloj të vërtetën, kurse psikiatri sikur ekishte për qëllim shpëtimin e marteses. Shoku propozoi të shkojmë tek ndonjë hoxhë, gjë që asnjherë më pare se kisha kujtuar, e bëmë edhe këte. Disi sikur doja të besoj se nuk ishte ashtu sikur unë mendoja, sikur doja ta largoja por asgjë nuk mundi të ma shlyej nga mendja një të vërtetë me të cilën un u ballafaqova. Ai më thoshte se unë e kisha krijuar, se më është dukur etj,etj.Pas terapisë dhe hoxhallarëve fillova të bëhem më mire.Por asnjëherë nuk pushova të menduari për ate se cfar ka ndodhur? Kur unë fillova të mendoj se a thua mua më është dukur,fillova të mos e dalloj situatën normale ose mua më duket. Vëreja se po cmendem dhe u frikësova shum. Ai filloi të mëshefet pas kesaj situate duke thënë se ty nuk je mir dhe se ske qenë mire. Sikur e shfrytëzoi situatën të mshefet pas gjendjes time?! Sikur deshta ta mbuloj këtë por problemi është aty brenda. Për ti besuar aty duhesha ta mohoj realitetin tim. Që asesi nuk munda ta vërtetoj sot e asaj dite. Ose dua në një fare mënyre të ik nga kjo. Ky është realiteti që unë asesi nuk munda ta vërtetoj. Arsyet e tij nuk janë bindëse për aromën e parfumit.grrithjet,dhe zëri I kujt ishte kur unë bisedova me të? Nuk ka pasur person tjetër, është përgjigja, më dhimsesh se lodhesh kot e të ngjashme…
Unë e pash mir realitetin, por më duhet një person profesionist të ma vërteton këtë. Ai sikur nuk mer iniciativë për tu cfajësuar! Nuk ka asgjë aty.
Ndoshta unë shum mir e di por I lutem një profesionisti të ma qartëson punën dhe të më tregon se a është e vërtetë kjo që më ka ndodhur. Apo sipas mendimit të tij unë e kam Krijuar?
Vetëm e di një gjë se unë kam përjetuar tradhti pas shum besimi dhe sakrifice që kam bërë në jetë. Jeta më është bërë e pakuptimtë. Nuk kam kërkuar shum nga ajo, vetëm dëshiroja një familje të shëndoshë. E si mund të vazhdoj unë kështu kur kam humbur bindjen dhe besimin që është bazë për jetën time bashkëshortore. Kuptova, kur vajzat ma thane: Mami ti bën cfar të duash. Ne e kemi jetën tone. A duhet të pres që edhe djali kur të rritet të mi thotë të njejtat fjalë? Sikur vec unë kisha jetuar për të tjerë, e secili do ta shef vetveten sipas nevojave të veta?
Më duket vetja aq naïve, për gjithato vlera që kasha krijuar në jetë. I posedoj të gjitha por përbrenda nië njeriu që I është përkushtuar familjes dhe asaj që mos ti lejoj vetes gjëra të gabuara. Ashtuqë sot e kam humbur orientimin duke kërkuar një të vërtetë , që unë e di, por pres të ma konfirmoj një specislist që do të kishte ndihmuar që në të ardhmen të vendos një bazament për vendimet që unë do ti bi për mua. Ju lutem për ndihmë…

  1. Prof.Asoc.Dr. Veronika Duci says:

    Përshëndetje Albonita, faleminderit që kontaktuat me ne!
    Më vjen keq për gjendjen e konfuzionit që gjendeni, por kam frikë se nuk mund t’ju ndihmoj në lidhje me vërtetësinë e këtyre gjërave ose jo. Është e vërtetë që njerëzit mund të krijojnë vetë të tilla mendime pa qenë reale. Gjithashtu, është e vërtetë që këto të gjitha mund të jenë të vërteta. Ndoshta vlen që të mendoni duke i bërë vetes disa pyetje per t’u qartesuar, si p.sh. nëse bashkëshorti juaj kishte marrëdhënie jashtëmartesore dhe këtë po jua fsheh, çfarë përfitimi ka ai nëse e mohon dhe ju fajëson juve? Një përfitim mund të jetë që marrëdhënia juaj të vazhdojë, por çfarë përfitimi do kishte nëse vazhdon në këto kushte? Gjithashtu, një pyetje tjetër që mund t’i bëni vetes është nëse shikoni situata të ngjashme tek njerëz të tjerë? P.sh. a e keni kapur veten duke menduar se njerëz të tjerë duan t’ju bëjnë keq në një mënyrë ose në një tjetër, duke thënë fjalë mbrapa krahëve tuaj në punë, duke ju mashtruar etj.? A ju ka ndodhur në të kaluarën të keni mendime të tilla për njerëzit e tjerë, domethënë që të mendoni se të tjerët thurin plane prapa krahëve tuaja? Këto janë pyetje për të reflektuar për ju, për të qartësuar nëse kjo ka qenë një
    situatë e vërtetë ose jo.
    Gjithsesi, do ju këshilloja që të shkoni dhe të vizitoheni vetë në një psikiatër ose në një psikolog, pa praninë e bashkëshortit tuaj dhe të bëni disa seanca psikoterapeutike. Besoj se ato do të ndihmojnë për të kuptuar se si është situata në të vërtetë.
    Shpresoj t’ju kem ndihmuar,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV