Këshilla/Blog

K 19.09.2021

Ca duhet bër kur nuk ke askënd dhe asgjë dhe nuk je àskushi ?
Kur nuk ke asnjë shok/shoqe as të dashur as pune as prindër në gjendje të mir shëndetsore dhe mendore dhe kur nuk ke asnjë jetë më kujtime të mira,dhe nuk di ç’të pret e nesërmja.
Kur rri bredh kot me kot të harrosh pak veten e jetën po prap e vetmia të bën dëm se mendimet negative të për jetën tënde për veten dhe gjërat që të jan bër njerëzit t shoqërojnë ngado .
Ku e xhqxhalkar e dajallar e kushurinj s’duan t’ja din fare për ty kur duhet të ecësh vetëm në çdo rrug e koh tënden.
Une s’di si t’a përballoj me kte gjendje.
Me ka lindur një deshir e madhe për të vdekur.Me rëndon çdo frym që marr dhe urrej çdo mëngjes që zgjohem.

  1. Anonymous says:

    Se mar vesh pse askush nuk u pergjigj

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje e dashur,

      Pyetja juaj i eshte derguar ekspertit dhe shume shpejt do te merrni pergjigje. Nese deshironi te komunikini drejteperdrejte me nje psikolog mund te konsideroni te futeni dhe ne chat ne oraret ne te cilat ekspertet jane ne faqe.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  2. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje. Te falenderoj per pyetjen. Duket sikur tabloja qe ofron eshte nje tablo ku nuk ka shumë “burime” motivimi dhe nga ana tjeter ka objektivisht veshtiresi qe duhen kapercyer. Megjithate ajo qe do te sjell ne vemendjen tende eshte se ti ke marre ne kete situate nje rol pasiv madje “totalisht” pasiv, sikur vetem shikon cfare ndodh rreth e rrotull teje dhe me jeten tende. Demotivimi yt lind nga “nuk kam”. Mendimet negative duket se vijne me shume nga “indiferenca” e njerezve dhe te afermeve te tu. Mendoj se pa e ditur sikur “pret” ne mendjen tende qe “dikush” te vijë dhe ti zgjidhe keto veshtiresi. Madje pata pershtypjen nje moment sikur e “pretendoje” kete si nje te drejte. Sigurisht qe “askush” nuk vjen ne fund dhe pritja te ka lodhur dhe “renduar”pasi ne fakt ai qe duhet “te vije” ne fakt je vete ti. Ne kuptimin e nje kthimi te jeta jote si “aktor”. Vojeristi qe regjistron pa “gabime” jeten e vet dhe te tjereve nuk ben dot “montazhin” e ketij filmi qe xhiron rreth tij.
    Gjithe te mirat.
    Sokoli

  3. Nuk jevetem al says:

    Gruja ime qe shtat muaj nga qrregullimet bipolar athu adoti sgjas kjo edhe shum koh?

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV