Këshilla/Blog

Emma 22.11.2021

Pershendetje, jam 24 vjecare shtatzane ne javen e 4/5. Dua te bej abort me tableta; Dua te di se a
ka rrezik te mbetem infertile nga aborti i qellimshem, si dhe efektet anesore!

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar.
    Duhet te prisni sa te rritet pak barra qe te behet e dukshme nese eshte e vendosur aty ku duhet apo jo. Pra, duhet te beni nje eko. Plus, duhen bere disa analiza (gjak komplet, grup gjaku etj), duhet pare nese ka kunderindikacione ne marrjen e tabletave per abortin, duhet marre koha dhe keshillimi I duhur per te mos u penduar per vendimin qe po merrni etj. Mund te mos beni asnje abort e te keni probleme infertiliteti. Aborti mund te kete komplikacione te menjehereshme (hmoragjia) ose afatgjata (polipet etj), asnje nuk mund t’ju siguroje 100% per kete. Keshtu qe mos ndermerrni asgje pa kontaktuar me mjekun specialist e me pas per te vendosur.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV