Di 14.01.2022
Pershendetje doktoreshe.
Shpresoj qe te jeni mire. Une jam ne javen e trete te shtatezanise dhe dua te kryej nje abort. Ku me keshilloni qe te drejtohem per te marre me shume info dhe per te realizuar kete proces? Gjithashtu, a eshte aborti permes medikamenteve i mundshem ne Shqiperi? Kam kerkuar info, por eshte shume e veshtire ta gjesh…
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur dhe faleminderit qe na ke shkruar. Kryerja e abortit eshte nje vendim per te cilin te rekomandojme te takohesh paraprakish me nje mjek profesionist me te cilin duhet te konsultohesh per gjenden ne te cilen ndodhesh per momentin si dhe pasojat apo rreziqet qe mund te vijne nga kryerja e abortit ne kushte te pa pershtatshme dhe jo te rekomanduara nga gjinekologu.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem
Përshëndetje, para një jave pësova abort spontan në javën e 15 ,jam 38 vjeçe a ka mundësi të ngelem prapë shtatzane
Pershendetje e dashur dhe faliminderit qe na keni shkruar.
Ju sygjerojme qe te beni nje vizite tek gjinekologu qe te kuptoni me ne detaje shkaqet e abortit si dhe mundesite per nje shtatzani te shendetshme ne vijim.
Ju deshirojme gjithe me te mirat.
Stafi Nukjevetm