Sara 30.03.2022
Pershendetje,
Me jane shfaqur disa shenja ne pulpe rreth 1 muaj me pare te cilat ishin shume te kuqe ne fillim kurse tani duken si lekure e thare dhe me luspa ne nje pjese. Se fundmi kam vene re se kane filluar te me shfaqen edhe ne kofshe. NUK kam pasur asnje shqetesim si djegie, dhimbje apo kruarje.
Per momentin nuk ndodhem ne shqiperi dhe per tu vizituar tek dermatologu ketu me duhet te pres 2 muaj. Kam frike se keto shenja do te perhapen shume per 2 muaj.
Per momentin po perdor Pirolam, nje pomade antiinflamatore qe me sugjeroi farmacistja.
Cfare problemi mund te jete dhe si mund ta kuroj?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur dhe faleminderit qe na ke shkruar. Per te percaktuar nga se shkaktohet shqetesimi qe pershkruani eshte patjeter e nevojshme qe te kryeni nje ekzaminim nga afer tek mjeku dermatolog dhe te konsultoheni me te paraprakisht dhe per perdorimin e medikamenteve apo kremrave te caktaur.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem
Nga eksperienca personale shenjat e pershkruara i ka kam pasur dhe une. Jetoj ne gjermani dhe nga ekzaminimi dola me psoriasis Vulgaris. Shkaktari kryesor eshte stresi. Mjeku ne pergjithesi mund te te jap tubet kortizonik. Perdore me kujdes se ta hollon lekuren nga perdorimi i tepert shume. Plazhi ne mengjes deri ne 10 dhe pasdite pas ores 16:00 me ka ndihmuar te pastrohet lekura.
Kam lekure te that te kuqe si plage ne te dyja pjeset e krahut dhe po shtohet dita dites