Këshilla/Blog

mimo 28.04.2022

Pershendetje,
Jam nje person shum i mire me te gjith, ju kam ndihmuar shum njerzve, dhe ne fund te gjith largohen nga un. Nuk me bejne as nje urim ditlindje apo feste.
Nuk kam arritur ta kuptoj kurr se pse ne kete form.
disa prej tyre ju kam kerkuar edhe falje per gaibimet qe si kam bere, thjesht me thon jo ske bere asgje, dhe largohen.
a me duhet mua te ndryshoj diqka, apo ndoshta te largohem edhe un nga te gjithe.
Faleminderit paraprakisht!

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje,

    Uroj qe kjo pergjigje te te gjeje mire. Si qenie njerezore ne duam te socializohemi sa me shume dhe te kemi prane persona qe na duan, mbeshtesin dhe respektojne. Do doja te kuptoja me shume ne lidhje me shqetesimin tend dhe te ftoj te me rishkruash pas kesaj letre. Ti specifikon se je nje njeri shume i mire me te gjithe. Kush perfshihet tek “te gjithe”? Kush jane keta qe jane larguar nga ty ? Si jane larguar ? Cfare ka ndodhur? Si je ndjere ti ne keto momente? Mund te jesh ndjere e braktisur, e zhgenjyer, vetem ose ne faj. Kur je ndjere keshtu per here te pare? Perpiqu te rikthehesh mbrapa ne kohe dhe te kuptosh se si nje ngjarje e se shkuares mund te ndikoje ne menyren si e percepton nje ngjarje ne te tashmen. Kur thua nuk me bejne asnje urim ditelindje apo feste, per ke e ke fjalen ? A ka ndonje person qe te uron per ditelindje apo festa te vecanta? Familjar, I aferm apo mik ? Nese po, a eshte e vertete qe ty nuk te bejne “asnje” urim per ditelindje apo feste? Per cilat gabime ke kerkuar falje dhe cilet jane ata qe largohen? Nuk mund te them se duhet te ndryshosh dicka apo te largohesh nga te gjithe. E rendesishme eshte te kuptosh se cfare po ndodh, te specifikosh me qarte situatat dhe kush jane keta njerez. Mos e pergjitheso per te gjithe. Nese ti ke familjare, te aferm, nje mik/e, athere nuk po largohen te gjithe nga ty. Une mbetem ne pritje te letres tende te rradhes ne lidhje me pyetjet e mesiperme apo per cdo shqetesim tendin.

    Gjithe te mirat!
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV