Këshilla/Blog

durres24 09.05.2023

prsh uroj te jeni mire.. Kam mamin me shqetesime qe nga mujai dhjetor i vitit 2022.. Ndjen shume aritmi, i perzihet stomaku, nuk mbushet me fryme, shtrengim ne gjoks dhe ne fyt, djers ne duar, nxehtesi mbrapa koke, dhe tensioni i rritet i shkon 16 me 10. Ia kam bere te gjitha ekzaminimet (tiroide,kolesterol, vizit te zemres, diabet,hormonet e gjith trupit,skaner per gjendren mbiveshkore) te gjitha kane dal ne norme. Mami eshte 47 vjec dhe ne fakt ka nisur te kete crregullime te ciklit. Por analiza e progesteornit i doli ne norme edhe pse kur i filluan keto shqetesime pati njekohesisht dhe kete crregullimin e ciklit.. (nje muaj i vin e nje muaj jo). Mendoni se e ka atak panik gjithe kete situate pasi nuk po di ku ta coj me per kontrrolle. Kjo gjendje nuk e kap cdo dite..Ka raste 2 her ne jave, ka raste 1 her me muaj, ka raste dhe 4 dite rresht (sic dhe eshte momentalisht)

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje,

    Uroj që kjo përgjigje të të gjejë mirë. Duket që përveç mamit që po përjeton disa simptoma, kjo periudhë nuk qenka e lehtë edhe për ty. Më vjen keq për shqetësimin tuaj, të cilin e vështirëson fakti i mos njohjes së burimit. Në letrën tënde nuk është përmendur mjeku gjinekolog. Nga ajo që më përshkruan më bën të dyshoj se mami mund të jetë në periudhën e perimenopauzës/ menopauzës. Ndaj, fillimisht do të sugjeroja një konsultë me mjekun gjinekolog. Në periudhën e perimenopauzës dhe të menopauzës është e njohur që për shkak të ndryshimeve hormonale, gruaja të përjetojë dhe ndryshime në gjendjen e humorit të shoqëruar me simptoma fizike siç i ke përshkruar. Mjeku gjinekolog mund t’i rekomandojë edhe disa medikamente qetësues, pasi mami ti përshkruajë të gjitha simptomat. Ushqyerja me ushqime të pasura me proteina dhe vitamina është shumë e rëndësishme, sidomos në këtë periudhë. Nëse vini re se simptomat e mamit vazhdojnë për një kohë të gjatë dhe ndikojnë në përditshmërinë e saj, të sugjeroj të kërkosh ndihmën e profesionistëve të shëndetit mendor, psikiatër dhe/ apo psikolog klinik. E rëndësishme është të kuptoni se kjo periudhë kalon me ndihmën e duhur nga mjekë profesionist dhe gjithashtu me suportin e personave të afërm.

    Ju uroj gjithë të mirat,
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV