ilaria 22.02.2024
Pershendetje ,jam nje vajze 31 vjece .Kam probleme te vazhdueshme me mamin.Ajo nuk respekton jeten time,vendimet e mia dhe kufijte e mia.Kam nje agresivitet te theksuar ndaj saj.Kam arritur ne fazen qe nuk e shoh dot me sy(packa se e dua shume thelle thelle).Nese e shoh,konfrontohem fizikisht me te,gje qe eshte e tmerrshme dhe po me kushton shendetin mendor.Arrita te ndahesha prej saj me shume shume veshtiresi (kam rreth 3 jave dhe ajo prap me cenon te drejtat e mia)Ju lutem kam shume nevoje per ndihme.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, marrëdhëniet prind dhe fëmijë janë gjithmonë dinamike për shumë arsye, unë do të thoja që përpos faktit që ju ndjeni se po ju cënohen të drejtat tuaja, si? Çfarë nënkuptoni me këtë, a keni bërë ju një përpjekje se përse nëna juaj duket se shpreh shqetesim rreth jush duke ndikuar në lirinë e vendimeve tuaja, duke kuptuar shqetësimin e nënës suaj mund edhe të gjeni një rrugë për të komunikuar nevojat tuaja se si sjellja e saj ju bën të ndiheni. Ju shpreheni se e doni nënën tuaj thellë, përpos kësaj duhet të përpiqeni të kuptoni dhe reagimin tuaj ku shpreheni se keni një agresivitet të theksuar, si lind kjo tek ju, në cilin moment? Çfarë bëni ju për të mos dëmtuar nënën tuaj, duke kuptuar edhe njëherë se cilat mendime ju drejtojnë rreth kësaj sjelljeje serish me rëndësi për ju mbetet ndarja se si e gjithë situata me nënën tuaj ju bën të ndiheni. Do të ishte e shëndetshme për mirëqënien tuaj mendore dhe shëndetin mendor dhe fizik të dyjave ju nëse do të konsultoheshit me një specialist këshillimi psikologjik. Ju uroj gjithë të mirat për ju dhe nënën tuaj.
Përshëndetje Ilaria,
Faleminderit që ndave me ne gjithë cfarë po përjeton dhe më vjen keq që
ndodhesh në një situatë të tillë të vështirë. Situatat konfliktuale në marrëdhënie
me nënën tuaj janë të rëndësishme dhe kërkojnë kujdes dhe vëmendje për t'i
adresuar në mënyrë të shëndetshme. Marrëdhëniet prind-fëmijë janë të
ndërlikuara dhe ndërtuar në bazë të shumë faktorëve të ndryshëm, duke
përfshirë dinamikën familjare, ndikimin e përvojave të hershme dhe ndryshimet
individuale që kemi si individë.
Gjithashtu, agresiviteti i theksuar ndaj mamasë mund të jetë shprehje e një
konflikti thelbësor që ndjeni midis nevojave tuaja për vetëvendosje dhe pavarësi
dhe pritshmërive që mamaja juaj ka.
Reagimi juaj ndaj kësaj marrëdhënie, duke mos pasur dëshirë të kaloni më kohë
me nënën tuaj apo duke u konfrontuar fizikisht me të, sugjeron që ndjenjat dhe
tensionet në këtë marrëdhënie kanë arritur në një pikë të lartë frustrimi.
Ndërsa shprehni se e doni thellësisht mamanë, ndoshta jeni në një konflikt midis
kësaj dashurie dhe nevojës për të mbrojtur veten dhe për të pasur kufinj të
shëndetshëm në marrëdhënien tuaj.
Duke qenë se jeni në një situate të tillë, unë do ju ftoja të provoni të komunikoni
hapur dhe në nivel emocional me nënën. Mund të përpiqeni të bisedoni hapur me
të për ndjenjat dhe nevojat tuaja. Përdorni një komunikim të qetë dhe me respekt
për të shprehur si ndiheni dhe për të bërë të qartë kufinjtë tuaj.
Do ju sugjeroja gjithashtu të përdorni teknika të relaksimit dhe menaxhimit të
stresit për të zbutur tensionet dhe për të ruajtur qetësinë tuaj psikologjike.
Mundohuni të krijoni një sistem mbështetje. Mbani afër njerëz të besuar në jetën
tuaj me të cilët mund të ndani ndjenjat dhe të merrni mbështetje gjatë kësaj
periudhe. Ata mund t’ju bëjnë ti shihni gjërat në një këndvështrim tjetër.
Nëse konfrontimi fizik me nënën tuaj vazhdon të ndodhë dhe nëse jeni në një
konflikt madhor me të dhe me veten, është shumë e rëndësishme të konsideroni
të kërkoni ndihmë profesionale. Kujdesi për veten është prioritet dhe një terapist
mund të ofrojë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar në këtë
situatë të vështirë. Ai/ajo mundet të shkojë në thellësi të gjërave për të kuptuar
më mirë ndjenjat dhe reagimet tuaja, si dhe për të gjetur mënyra efektive për të
menaxhuar tensionin dhe për të ndryshuar dinamikën në marrëdhënien tuaj me
nënën.
Unë ju uroj sukses në rrugën tuaj drejt një marrëdhënie më të shëndetshme e më
të qetë me mamanë, ju falenderoj dhe pres të dëgjoj më shumë prej jush.
Uarda