Këshilla/Blog

Fondacioni Together Albania po kërkon një profesionist të motivuar për pozicionin Koordinator Projekti

Titulli i Pozicionit: Koordinator Projektesh

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Kohëzgjatja: 9 muaj, me mundësi zgjatje të afatit

Koha e fillimit të punës: Mars

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për implementimin e aktiviteteve të projektit
  • Përgjegjës për planifikimin, organizimin, koordinimin dhe monitorimin e implementimit të aktiviteteve në fushën e kërkuar
  • Punon në koordinim të afërt me menaxherin e mediave sociale dhe të jetë lehtësues për zbatimin e veprimtarisë duke i’u përgjigjur stafit menaxhues
  • Përgatit raporte mujore në progresin e implementimit të aktiviteteve dhe rezultatet e arritura
  • Siguron raporte, rekomandime dhe statusin e rezultateve të projektit, ndjek progresin sipas kalendarit të projektit
  • Ndihmon në zhvillimin dhe shkrimin e propozimeve
  • Koordinatori i Projekteve do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe përgatitjen e promovimeve dhe aktiviteteve në media sociale
  • Performon detyra të tjera të kërkuara

Kualifikimet dhe eksperienca e kërkuar

Diplomë e nivelit Master në Shkencat Sociale ose fushë e ngjashme, mundësisht Psikologji / Punë Sociale, nga një institucion akademik i akredituar me 3 vjet përvojë në koordinim projektesh

Eksperiencë në ndërveprimin me autoritetet qeveritare, institucionet nacionale dhe internacionale, agjensitë e Shteteve të Bashkuara dhe organizata të tjera jo-qeveritare

Eksperiencë në punën me viktimat e trafikimit dhe grupe të tjera vulnerabël

Punë e mëparshme me organizata internacionale humanitare, jo-qeveritare ose organizata /institucione qeveritare në një kontekst multikulturor përbën avantazh

Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutemi dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe letër motivimi në adresën e email-it together.albaniaHr@gmail.com

Subjekti i email-it duhet të përmbajë pozicionin për të cilin po aplikoni. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV tuaja. Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj jo më vonë se 24 Shkurt 2021, 12:00 pm që aplikimi juaj të konsiderohet i vlefshëm.