Shtqtzani 29.09.2019
Pershendetje doktorr. Ne muajin e 9 kam shkuar per te lindur dhe femijes i kishin pushuar rrahjet e zemres dhe kam kryer lindje normale,dr me tha qe kjo mund te kete ardhur nga ndonje anomali e pazbuluar me pare gjate ekove dhe analizave te bera. Kane kaluar 3 muaj fhe dua te mbes shtqtzene perseri,cfae analizash duhet te bej para se te mbes shtatzane,duke u nise nga rast i tille me kane thene qe duhet te bej dhe amniocentezen gjate shtatzanise tj por i trembem kesaj analize mos u ben keq fetusit, Nifty si analize alternative a thua è me mire dhe me pa rrezik? Cfare kontrollesh shtese duhet te bej ju lutem?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje.
Me vjen shume keq per kete qe ju ka ndodhur. Eshte nje situate shume traumatike ne fund te shtatzanise. Mund te jene shkaktare te ndryshem, qe mund te kene patur lidhje vetem me kete shtatzani, por mund te kete qene edhe nje gje si ajo qe ju kane spjeguar mjeket. Pra, qe mund te perseritet. Amniocenteza ka 1:100 risk deshtimi, prandaj dhe njerezit i frikesohen. NIFTY mund t’i paraprije shume mire. Por gjithmone, amniocenteza ngelet diagnoza e sigurt. Para shtatzanise se ardhshme eshte mire te beni kontrollin e infeksioneve, si dhe analizat bazike. Te filloni acidin folik qe nje muaj para se te tentoni per barre … e do jete hera e duhur, jam e bindur.
Gjithe te mirat