Këshilla/Blog

Sara 27.08.2021

Pershendetje jam nje grua qe kam
Nevoj per ndihmen tuaj kam pas para nije viti e gjysem nje shtatzani qe u nderpre per shkak te bebit qe vdiq ne javen e 26-t pastaj kam
Mbetur edhe dy here shtatzane por te dyja shtatzanit kam deshtuar ne javen e 7-t.Problemi eshte se une mundem me mbet shtatzan por jo me vazhdu me sukses.

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje. Me vjen keq qe ndodheni ne kete situate te pakendeshme. Ju duhet nje konsulte e mire me nje mjek gjinekolog qe merret me abortet e perseritura dhe ai ju rekomandon kush jane edhe analizat perkatese. Ne rast te tre humbjeve te mjepasnjeshme te shtatzanise, eshte nje liste e gjate me analiza (per fat te keq, edhe mjaft te kushtueshme, pasi pjesa me e madhe dergohen jashte vendit). Ajo qe do ju rekomandoja te paren jane testet e koagulimit te gjakut (paneli I trombofilise), ndonese ne mesazhin tuaj nuk kuptohet mire nese tek dy abortet e fundit jane pare rrafjet e zemres apo jo. Prandaj thashe qe duhet nje konsulte e miiire dhe e gjate. Uroj qe ta realizoni sa me pare nje shtatzani qe do shkoje deri ne fund.

    Gjithe te mirat,
    Elinda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV