Nela 13.08.2020
Pershendetje para dy ditesh pata abort isha ne javen e katert.
Mjeku nuk me dha diqka per te perdorur a mund ta di sa do zgjasi gjakderdhja.
Poashtu mjeku tha se pas ciklit te pare mund te filloj tentimin per shtatezani te dyte thene te drejten jam tejmase e pikelluar dhe frikesohem shume.
Kur rekomandohet te provoj per shtatezanine tjeter ju faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. Me vjen keq qe ndjeheni keshtu, por kjo eshte nje gje qe ndodh 1 ne 4 shtatzani, pra nuk eshte kaq e rralle. Nuk ka nevoje per mjekime apo nderhyrje ne kete faze, pasi trupi e eleminon plotesisht vete, per kete nuk ju ka dhene mjeku asgje. Nese keni merak, mund te beni nje eko kontrolli pas 1-2 javesh, por jo domosdoshmerisht. Cikli vjen zakonisht pas 4 javesh ( rralle edhe me vone). 99 % e aborteve ne 5 javet e para te shtatzanise jane me shkaqe gjenetike (dicka e nisur gjenetikisht jo mire), mund te tentosh direkt pas nje menstruacioni. Por zakonisht, ne rekomandojme te prisni tre muaj, pasi edhe menderisht, edhe shpirterisht, edhe fizikisht, mund t’ju duhet pak kohe te kaloni shqetesimin dhe friken e situates se tanishme. Ju shkofte mbare.