Këshilla/Blog

Ona 12.05.2023

Pershendetje jam nje vajze dhe dyshoj se kam ADH.E kam shume te veshtire pasi vazhdoj nje shkolle ushtarake qe me shume veshtiresi e kam mbyllur.Kam probleme me perqendrimin vetebesimin dhe ambienti i mbyllur me ka bere te kem nje prirje te menduarit negativisht dhe cdo situate e vogel me duket e pazgjithshme.Qe e vogel kam qene femij i mbyllur dhe me komplekse.Kam lexuar qe personat me ADHD kane ballin e vogel per shkak te korteksit paraballor gje qe me pershtatet.Duke qene se ne Shqiperi eshte pak e njohur nuk di ku te drejtohem.Mbase ndonje medikament do me ndihmonte.Do ju lutesha te me kthenit pergjigje pasi kam arritur ne nje pike qe nuk mundem ta menxhoj me veten dhe jam lodhur.Kjo gje me ndikon kudo si ne marredheniet me njerezit parate dhe veten.Po filloj te kem mendime negative sepse e di qe nuk do pershtatem dot me idene e te qenit normal.Shpresoj ta lexoni

  1. Përshëndetje Ona, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm.al.
    Gjendja jote tingëllon komplekse, nuk jam e sigurt pse mendon se ke ADHD, por sigurisht nuk mund të gjykohet vetëm nga madhësia e ballit. Vështirësia në përqendrim është një shenjë e ADHD – së, por është edhe e shqetësimeve të tjera. Prandaj, do të të sugjeroja si fillim të bëje një konsultë me një psikolog zhvillimi për të kuptuar nëse ke apo jo ADHD. Nëse ka në shkollën tënde, mund ta bësh aty. Nëse jo, një pjesë e mirë e psikologëve shkollorë bëjnë vlerësime të tilla.
    Së dyti, përsa i përket pjesës tjetër të mendimeve dhe ndjenjave që ke, mendoj se është mirë të konsultohesh me një psikoterapist, pasi me apo pa ADHD, siç thua dhe ti ke mendime negative dhe je e lodhur.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.