Ankthi ,Frika 24.03.2020
Jam 24 vjece jam shtatzene por me rri mendja vetem tek kjo situata qe po ndodh tani ne vend ,nuk me hiqet fare nga mendja jam shume ne stres mendoj gjate gjith kohes gjera shume te kqija ,me ka humbur oreksi dhe a ndikon gjith ky stres tek femija ne bark ju lutem me kthe nje pergjigje si ta kaloj ket situate kaq te keqe.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Edashur mendoo sa ma mirr mendo edhe per bebin temmnt qetesohuu
Përshëndetje e dashur,
Faleminderit që na ke shkruar për ndjesitë dhe mendimet e tua në këtë periudhë aspak të lehtë për të gjithë dhe shumë sfiduese.
Në fakt është e pritshme që të tentojmë të fokusohemi te situata, të dëgjojmë më shumë informacione lidhur me të, të flasim më shumë për të, mundohemi të kuptojmë afatin e gjithë kësaj. Perceptimi për rrezikun ndaj shëndetit bëhet më i fortë dhe për më tepër e gjithë ndryshueshmëria e e jetës së përditshme ndikon në gjithë mënyrën se si jemi dhe po sillemi.
Për më tepër, besoj se ndjeshmëria jote është edhe më e madhe në këtë periudhë, duke qenë se je nënë në pritje dhe ndjesia e mbrojtjes dhe rrezikut miksohen.
Po është situatë e vështirë dhe PO kemi gjithashtu mundësi ta menaxhojmë mirë.
Hapësirat që na janë krijuar tani, na bëjnë të ndjejmë edhe më afër njëri tjetri dhe te kemi më shumë interaksion në shtëpi. Shpresoj që ti të jesh e mbështetur në familje ose ta kërkosh këtë mbështetje kur nuk ndihesh mirë.
E dyta është që nuk nevojitet në këtë moment të kontrollojmë ndonje gjë të madhe, por të marrim kohën për veten me objektiva shumë të thjeshtë gjatë ditës. Tani na kërkohet të fokusohemi te gjërat thelbësore. Ajo që është e nevojshme është të kontrollojmë gjëra të vogla, por që na bëjnë mirë si psh kohë për relaks, gjumë të mirë, të folurit për tema të tjera, të menduarit për gjithë gjërat pozitive që ke dhe aq më tepër në rast se cdo gjë është ok me shëndetin tënd dhe bebin dhe këtë ta shohësh si një gjë shumë të madhe dhe të rëndësishme,
Mundësisht do të ishte mirë ti shmangeshe lajmeve të vazhdueshme, të kesh pauza kur mund të merresh me dicka që dëshiron dhe të bën mirë, të dëgjosh muzikë relaksuese edhe per bebin, të përdorësh frymëmarrjen e mirë dhe të plotë.
Do të ftoja që gjithashtu të komunikoje vazhdimisht me bebin, edhe ti flasësh edhe që mund të mos ndihesh mirë herë pas here por që do i jepni forcë njëri tjetrit dhe je aty për të, apo cfarëdo që ti do ti thuash. Ju jeni bashkë në këtë dhe ju mund ti jepni forcë njëri tjetrit në nivele të ndryshme.
Ne jemi në këtë të gjithë bashkë dhe në këto momente duke u përpjekur ta menaxhojme ashtu sic na zgjohen këto instikte apo ndjesi vulnerablël, na aktivizohet edhe ndjesitë për të qenë më i mirë dhe për të bërë më të mirën.
Gjithashtu duhet menduar se kjo është një situatë e përkohshme dhe gjithashtu që ne kemi aftësi përshtatëse dhe menaxhuese në kushte të ndryshme dhe mund të zbulojmë shumë gjëra edhe në këto raste.
Kështu që përpiqu të reduktosh gjithë presionin ndaj vetes dhe cfarë mendon se të ngacmon në formë pozitive dhe fillo të ndryshosh rutinën dhe aktitivitet e ditës tënde sic e përmenda edhe më lart.
Shpresoj që përgjigja ime të të lehtësojë pak në gjithë këtë
Të uroj shumë pozitivitet dhe mund të na shkruash sa herë të dëshirosh
Pershendetje. Gjate gjith kesaj kohe duke perfshire ketu dhe periudhen e termetit ne nentor 2019 kam pasur shume shqtesime. Vazhdimisht kam rrahje te forta zymere,pagjumesi ,ankth .keto kan filluar kto kohet e fundit. Gjate dites jam ne gjendje shume te mire si mendore dhe fiksime,por kur vjen mbremja fillojne keto shqetesime.Cfare mund te bej per ta kaluar sadopak kete gjendje qe ndodhem tani?faleminderit