Këshilla/Blog

West 22.05.2023

Pershendetje ne mosh te adoleshences kam ber disa gabime qe spo mund ti harroj si me ndihmoni

  1. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na ke shkruar!

    Kujtimet, te mira apo te keqija qofshin ato, ruhen gjithmone ne nje pjese te trurit dhe situata e stimuj te caktuar i risjellin ne vemendjen dhe ne fokusin tone. Patjeter, ne varesi te kujtimit, intensitetit emocional qe ka patur ne psiken tone dhe perseritjes se tij shkaktohen efekte afatgjata ne te ardhmen duke evokuar emocione te mira dhe jo te mira (si ne rastin tuaj) dhe perbejne shqetesim e kthehen ne veshtiresi.
    Te gjitha gjerat qe kemi bere, mire apo gabim jane fakte qe ne si kthejme dot me mbrapsht dhe mbartin me vete shume ndjesi tonat qe i pasojne. Te ndash perjetimet me te tjeret ndihmon shume. Ne te gjithe jemi qenie njerezore, me gabime te shumta gjate te gjithe jetes tone dhe nje nga gjerat qe na ndihmon teper eshte te ndarit te gjerave me te tjeret. Duket sikur pesha e pergjegjesise eshte ndare dhe eshte nje lloj clirimi emocional mbi dicka qe kemi kohe qe e ruajme. Nje informacion, sa me shume ta ruajme nga te tjeret aq me teper vishet me nota mistike dhe behet edhe me e rende dhe e veshtire per ta ndare me te tjeret. Patjeter qe eshte e veshtire, sidomos kur behet fjale per gabime te cilat vertet mund te kene nje peshe te madhe ligjore, morale apo emocionale, ama ne nje moment te ngarkuar, guximi per te shpetuar veten nga ndjenjat e fajit te nxit ta ndash ate qe nuk eshte thene per nje kohe te gjate. Une e mirekuptoj dhe e mirepres te gjithe presionin qe ti ndjen, por do te keshilloja te mendoje pak mbi cfare kam thene me siper dhe te vleresosh situaten sesa i rendesishem eshte per ty ky hap.
    Fakti qe na ke shkruar do te thote qe hapi i pare nga ty eshte ndermarre dhe per kete jam vertet shume e lumtur. Ndaj, dua te dish qe une jam ketu per ty, per te degjuar, per te ndihmuar e per te te mbeshtetur pa te paragjykuar dhe do te mundohem qe se bashku te mund ti japim zgjidhjen me te mire situates tende.

    Te falenderoj shume qe na ke shkruar e do te mirepres kurdo qe ti te jesh gati,
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV