10.05.2016
Problemi im eshte te shpifjet qe ka ber vjerra per mua, dhe te besimi I plot qe ka burri pasi ai mendon qe cdo gje qe thot ajo ashtu eshte. Jam grindur me burrin dhe nk flasim prej ditesh po puna eshte qe e dua dhe njekohsisht nk duroj dot shpifjet nk di cte bej ai eshte sh kokforte ju lutem me ndihmoni. Flm
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Faleminderit qe na ke shkruar dhe e ndan me ne brengen tende.
Nga ajo qe shkruan, kuptoj qe ke marredhenie te komplikuara me mamane e bashkeshortit dhe kjo gje ka ndikuar ne raportin qe ju te dy keni bashke. Marredheniet sociale jane te komplikuara dhe menaxhimi i tyre shpesh here nuk eshte i thjeshte. Akoma me shume kur behet fjale per njerez te afert. Do te kisha deshire te te pyesja se cfare e pengon nje marredhenie te qete dhe te respektueshme mes teje dhe mamase se bashkeshortit? Prej sa kohesh vazhdon ky tension mes jush dhe si mendon ti ta zgjidhesh? Mund te provosh te flasesh qetesisht me mamane e bashkeshortit dhe te qartesoni marredhenien tuaj. Gjithashtu, ndoshta do ishte mire te bisedoje qetesisht me basheshortin se si po ndikon kjo gje ne raportin tuaj dhe si mund ta zgjidhni bashke. Te uroj qe gjithcka te shkoje mire dhe mos hezito te na shkruash serish.
Gjithe te mirat!
Ardita