03.10.2016
Pershendetje kam nevojme per nje ndihme nga JU.ne familjen time me duket sikur mamaja ime nuk me kupton.Me thote shume here qe duhet te ngjaj si ajo por un nuk mundem te behem si ajo.Une nuk marr dot guximin te shprehem pasi gjithmon perlotem ose mendoj se do jem duke gabuar.Kam shume koh qe dua te them disa gjera por nuk marr dot guximin tia them.Nuk di ca te bej.Shpresoj te kem qene e qart dhe shpresoj te me ndihmoni.FALEMINDERIT :c 😀
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje
Shpresoj dhe unë te ndihmoj pasi e di qe është e veshtire te ndjehesh e pakuptuar nga njerëzit qe ke me pranë teje, e sidomos prindërit. Prindërit shpesh gabojnë duke krijuar për fëmijën imazhin qe ata presin te ndërtojnë dhe shpesh zhgënjehen kur fëmija devijon prej imazhit te tyre. Çdo prind dëshiron me te mirën për fëmijën e vet, por me e mira për prindin dhe me e mira për vet fëmijën është një element qe jo shpesh shkon ne një linje, mbase ky mund te jete rasti yt. Te lutem mund te me thuash cfare moshe ke? Unë jam e bindur qe çdo fëmijë e ka pasur te paktën një here ne jete ndjesinë qe ti ndjen tani, prandaj mund te them se mund tia dalësh te arrish marrëdhënien qe dëshiron me mamin. E vërtet qe nuk ka pse te jesh si ajo, ti je një tjetër njeri dhe do te jesh ashtu si ti do.
Si dëshiron ti te jesh? Me trego mbi këtë.
Me sa kuptoj shqetësimi yt është se nuk arrin dot ti shprehesh nenës tende gjerat qe mendon dhe ndihen. Mund te bëjmë diçka përpara se ti te arrish ti thuash asaj këto gjera.
Shkruaj një letër duke imagjinuar sikur ke nene tende përpara. Shkruaj aty gjithçka qe do doje ti thoshe asaj dhe rilexoje. A janë këto gjera qe do te shprehesh? Nëse ti dëshiron mund ta ndash letrën me mua ne mënyre qe te flasim bashke mbi ndjenjat dhe emocionet, kjo është një faze e cila i minimizon me pas emocionet negative dhe frikerat qe ti mund te përjetosh.
Shpresoj te rikthehesh serish për te folur pasi do te doja qe te arrish te fillosh te gdhendesh identitetin tënd pa qene e detyruar te jesh nena jote, por me dashurinë dhe respektin për te.
Te uroj gjithe te mirat,
Sabjola Bregu