Këshilla/Blog

07.05.2017

Pershendetje stafi i Nuk je vetem,
Une qe po ju shkruaj jam nje adoleshente, besoj si gjithe te tjeret ne kete periudhe, me probleme. Normalisht, cdokush has probleme te ndryshme ne jete, dikush me pak e dikush me shume, rendesi ka sesi i perballon gjithsecili keto probleme. Ju shkruajta per faktin se e ndjeja te nevojshme t’i shprehesha dikujt, dikujt te cilin nuk e njoh, eshte me mire keshtu ndonjehere.
Ndonjehere njeriu do qe te jete vetvetja ama perballet me pengesa gjate rruges.Pengesa ime ka qene dhe eshte familja.A eshte e domosdoshme qe femija te degjoje gjithmone fjalen e prindit pavaresisht respektit dhe dashurise se madhe qe ka per ta? Seriozisht mua me duket gje absurde dhe nuk e konceptoj dot sesi familja e konsideron femijen prone te saj. Gjithmone kam dashur te bej gjera qe do te ndikonin ne te ardhmem time dhe e kam fjalen..per hapa me te vertete te rendesishem. Por..gjithmone ekziston nje “por” ne cdo gje, familja sme lejon te bej asgje per kete fakt dhe si pasoje une jam e mbyllur ne vetvete, rrethin e shoqerise e kam shume te ngushte dhe kam frike se mos i humb dhe ata pak persona qe me rrijne prane prej ketij fakti, qe sme lejojne te dal, apo edhe per gjera te tjera. Cfare mund te bej per kete gje? Ju lutem me jepni nje mendim pasi me te vertete kam nevoje per nje te tille dhe ju faleminderit per punen tuaj te palodhshme!

  1. Klara says:

    Tek po lexoja rreshtat e tua me dukej sikur ne nje moment po lexoja per familjen time : D them keshtu sepse edhe ata kerkonin te kishin kontroll mbi cdo gje ne jeten time qe nga miqte e mi shkollen qe duhet te zgjidhja apo deri aty se edhe ku shkoja dhe sa do rrija.Tani kur e mendon te duket pak per te qeshur por e di qe shume here behet mjaft stresuese dhe shum problematike,por duhet te kuptojme qe eshte ne natyren e prinderve te jene pak si ta thuasht e fiksuar me femijet e tyre pasi duan me te miren per ata.Por shpesh here e harrojne qe ne kemi deshirat dhe karakterin tone dhe nuk jemi projeksion i jeteve te tyre.Mendoj qe kete gje duhet tu thuash edhe ti qe tashme je mjaft e rritur per te bere zgjedhjet e tua ne jete dhe se vlerat dhe parimet qe ata te kane mesuar jane brendesuar ne karakterin tend sa nuk ka nevoje per “urdhera” te reja natyrisht mendimin do ja marresh por duhet tja theksosh se jeta eshte e jotja dhe se vendimet per ate te perkasin ty.Ske perse mbyllesh ne vetevete,por ngrihu flit ate qe ke ne mendje me konfidence dhe qetesi,jeta eshte teper e shkurter per te jetuar sipas mendimeve te te tjereve.Familja mos ki frike do te perkrahe ne fund pasi ata dhe kete gje qe po bejne me ty e kane nga perkujdesi per ty
    Dite te bukur

  2. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje e dashur.
    Sa mire qe ke gjetur nje vend per te thene ate qe mendon dhe qe ndan me ne cfare te shqeteson.
    Nga sa na shkruan, dukesh se je nje vajze e pergatitur dhe me kapacitete. Te jesh elokuente dhe te arrish te komunikosh ate qe mendon, shpesh eshte e veshtire, por duket qe ti nuk e ke kete problem. Atehere, pse te mos e perdoresh kete aftesi tenden qe te komunikosh me prinderit per te arritur gjerat qe do? Besimi ne marredhenien prind-femije/adoleshent eshte thelbesor, e nje pjese te rendesishme te tij e lehteson komunikimi i efektshem. Sigurisht, ndryshimet mund te jene graduale, por ama vleresoji. Dhenia e pavarsise adoleshentit nga ana e prinderit, shpesh eshte e veshtire dhe sidomos ne kulturen tone, por nuk eshte e pamundur. Gjej menyrat per tia bere te kuptueshme prinderve qe mund te kene besim tek ti dhe qe ti mund tia dalesh, sepse ti i njehe ata me mire se kushdo. E kuptoj shqetesimin tend ne lidhje me shoqerine, por jam e sigurte qe miqte e vertete i gjejne urat e lidhjes. Shpresoj te te kem ndihmuar, e ndjehu e lirshme te na shkruash serish.
    Te uroj gjithe te mirat!
    Me respekt,
    Ardita Korriku Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV